E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohet fluturimi Tiranë-Romë


Anulohet fluturimi Tiranë- Romë. Drejtori i aviacionit civil, Ervin Mazniku tha se fluturimi u anulua për shkak të problemeve teknike.
Avioni i linjës "Alitalia" duhet të fluturonte drejt Romës në orën 12.25, por pasagjerët kanë qëndruar për më shumë se 5 orë në aeroport.
Ata janë trajtuar me ujë dhe ushqim në ambjentet e këtij aeroporti.
Rreth orës 17:30 linja ajore Alitalia ka sjellë një tjetër avion i cili ka bërë të mundur nisjen drejt Romës të 160 pasagjerëve ndërkohë që 30 pasagjerët e tjerë do të udhëtojnë të merkuren në mëngjes.
Mazniku tha se po punohet për të mësuar shkakun e këtij defekti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›