Te merkuren pergjigjia per statusin e Shqiperise
Shqipëria pret të mërkurën përgjigjen për kandidimin e saj për statusin e vendit kandidat. Komisioni Europian publikon Strategjinë e Zgjerimit për vitin 2012-2013, së bashku me Progres Raportet për vendet kandidate dhe potenciale kandidate. Këtë vit Shqipëria ndodhet në pozita më të favorshme se dy vitet e shkuara për të përfituar staustin, për shkak të plotësimit të masës kritike në 12 kriteret që Komisioni Europian i ka lënë qeverisë dhe klasës politike për të përmbushur.
Qe prej 14 nëntorit 2011 palët i janë rikthyer dialogut politik, i cili ka prodhuar disa rezultate konkrete si: Miratimi i reformës zgjedhore; zgjedhja e Avokatit të Popullit, miratimi i disa ligjeve të rëndësishme që kërkonin shumicë të cilësuar; si dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese për kufizimin e imuniteteve të zyrtarëve të lartë. Kjo marrëveshje, për të cilën komisioneri Fyle ka apeluar vazhdimisht të përmbushet ka prekur finishin, pasi palët duket se kanë rënë dakord edhe për miratimin e reformës parlamentare, pasi secila bëri lëshimin e saj.
Do të jetë Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Komisionin Europian Stefan Fule që do të prezantojë raportet e progresit për vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Europian, rreth orës 11:15 të së mërkurës. Në orën 13.30 do të mbahet një konferencë për shtyp për të deklaruar zyrtarisht përmbajtjen e paketës së zgjerimit me progres raportet përkatëse. Më pas autoritet shqioptare do të marrin proresraportin përmes delgacionit të Komisionit Europian në Tiranë. Ambasadori Sequi pritet që në mbrëmjë të mbajë dhe një konferencë për median.