E Diel, 1 Nëntor 2026

Te moshuarit si jetojne ne Shqiperi. Emigracioni i ka lene te vetmuar

1 tetori njihet si dita nderkombetare e moshes se trete. Krahas mesazheve qe percjellin autoritetet e qeverise per me shume politka mbeshtetese per kete kategori ka dhe nga ata qe vene ne pah problemet qe has mosha e trete ne vend. Nga disa studime qe ka kryer shoqata e gerontologjise e ngritur posacerisht per evidentimin e problemeve te te moshuarve rezulton se rreth 60 e te moshuarve ne te gjithe vendin vuajne nga semundje kronike nderkohe qe rreth 30 deri ne 40 e medikamenteve perdoret nga mosha e trete duke ndikuar ndjeshem ne buxhetin e shtetit. Ndersa nje nga problemet qe u vu re ne Tirane eshte se rreth 20 e te moshuarve jetojne vetem.

Rretj 60 per qind vuajne nga semundje kronike dhe ceshte me problematike eshte qe te moshuarit kane polipatologji jo nje semundje por disa. Problem tjeter qe ne do hasim ne te ardhmen eshte humbja e autonomise se te moshuarit. Keto shtojne kontigjentin e njerezve qe okupojne shtreterit neper spitale tha Rreshat Koci kryetar i shoqates se Gerontologjise.

Ne diten e te moshuarve minsitri Vasili ka percjelle mesazhin se duhet me shume mbeshtetje per kete kategori. Dita e sotme eshte nje dite pa asnje medyshje e nje reflektimi te forte dhe nje detyrim i vazhdueshmem dhe nje pakenaqesi qe gjithmone e me shume duhet te bejme per kete moshe tha Petrit Vasili minister i Shendetsise.

Nderkohe ministria e Shendetesise per tju ardhur ne ndihme te gjithe mjekeve qe merren me trajtimin shendetesor te moshes se trete ka pergatitur nje udherrefyes per te gjitha llojet e semundjeve qe hasen me shpesh.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›