E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Gerdecit debate mes avokateve dhe prokuroreve

Me debate mes avokateve dhe prokuroreve ka vazhduar seanca e tragjedise se Gerdecit ne Gjykaten e Tiranes. Prokuroria ka lexuar me detaje te gjitha provat duke nisur qe nga ardhjet ne Shqiperi te perfaqesuesit te firmes amerikane SAC Patrik Henry si dhe mailet qe ka shkembyer ai me ish drejtorin e firmes MEICIO Yllli Pinari. Ne te gjitha letrat qe kane shkembyer mes njeri tjetrin kane qene te shkruara si ardhjet e Henrit ne Shqiperi si dhe deri te marrja e lejes per demontim e me pas edhe cmimi i barutit si dhe i fishekeve.

Pas perfundimit te leximit te provave nga ana e prokurorise me pas avokati i Ylli Pinarit ish drejtori i MEICO-s ka kundershtuar provat e prokurorise dhe ka pohuar se duhet te lexohen dhe te paraqiten nje me nje te gjitha letrat e shkembyera mes klientit te tij si dhe Patrik Henryt. Madje sipas avokatit Bashkim Asllani edhe telefonata qe jane kryer nga Henry per Ylli Pinarin si ne zyre ashtu edhe ne celular duhet qe te adminsitrohen te gjitha.

Me tej ne seance Ylli Pinari ka lexuar me detajet letrat e derguara nga Patrik Henry si dhe pergjigjet e dhena nga ai qe nga letra e pare e deri te kerkesa per demontim marrja e lejes per te demontuar arme dhe shitatja e skrapit ne vendet e evropes. Por ajo qe prokuroria lexoi ka qene edhe se firma Alba Demil si dhe SAC ishin firma te paramenduara per te demontuar armet ne vendin tone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›