E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te mundesh kancerin

Edlira ako

Nje projekt i ri mundeson mbrojtjen nga kanceri i qafes se mitres per grate shqiptare

Tirane 28 Janar 2011 NOA 8211 Ne kuadrin e muajit nderkombetar te luftes kunder kancerit te qafes se mitres tek grate Fondacioni Vodafone Albania dhe nje spital privat nepermjet programit Bota e Ndryshimit kane mundesuar dhurimin e Pap testeve falas per 100 gra e vajza nga zonat periferike te kryeqytetit te konsideruara si pjese e nje komuniteti ne nevoje.

Ne shumicen e vendeve te botes perfshire edhe vendin tone kanceri i qafes se mitres ze vendin e dyte per nga shpeshtesia pas kancerit te gjirit dhe eshte shume me i shpeshte ne vendet e varfra dhe te pazhvilluara.

Kjo per shkak te kontrollit te varfer shendetesor dhe te mungeses se njohurive rreth ketij kanceri.

Fatmiresisht Pap testi ka ndryshuar rrenjesisht historine natyrale te kancerit te qafes se mitres qe konsiderohet sot si nje semundje qe mund te parandalohet dhe te sherohet me sukses te plote.

Per fat te keq ne Shqiperi si rrjedhoje e edukimit te manget e te pamjaftueshem shendetesor shumica derrmuese e grave nuk kane kryer asnje Pap test ne jeten e tyre ndersa nje pjese tjeter e konsiderueshme as qe nuk e dine se ceshte ky lloj ekzaminimi.

Kjo nisme eshte pjese e iniciatives se nje prej fituesve te programit Bota e ndryshimit te financuar nga Fondacioni Vodafone Albania Edlira ako qe perqendrohet pikerisht ne edukimin dhe sensibilizimin e grave me mundesi te kufizuara financiare dhe arsimore ne zonat periferike te Tiranes si dhe ne mbledhjen e fondeve per te mundesuar kryerjen e ketyre testeve.

ako shprehet se Duke qene se janari eshte muaji nderkombetar i kancerit te qafes se mitres ne menduam qe ta ofronim kete sherbim pikerisht tani duke mos harruar perkushtimin tone afatgjate per shendetin e grave me mundesi te kufizuara ekonomike ne Shqiperi.

e.t/NOA

TagsBota e Ndryshimit falas Fondacioni Vodafone Albania gra grate shqiptare informacion kancer Kanceri komunitet Pap test qafa mitres spital privat tumor vajza varferi

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›