Boksieri ukrainas krijon parti
Ne Ukraine vazhdon lufta e papajtueshme mes forcave blu te kampit prorus rreth presidentit Janukovic dhe forcave te kampit te portokallte ne krah te ish-presidentit Jushcenko dhe konkurrentes se tij Timoshenko.
Shume ukrainasve iu ka ardhur ne maje te hundes kjo dasi. Tashme nje force e re politike do te perfitoje nga situata aktuale. Kreu me i rendesishem i saj vizitoi te marten Berlinin.
Kryetari i nje partie opozitare ukrainase ende pa vende ne parlamentin e ketij vendi vizitoi Berlinin - dhe kamerat e fotografet e rrethuan ate sikur te behej fjale per ndonje politikan me skandale apo per ndonje burre te madh shteti.
Vitali Klitcko i njohur si kampion bote ne boks ka themeluar partine e tij Aleanca Demokratike Ukrainase per Reforma shkurt UDAR qe ne rusisht dhe gjuhen ukrainase do te thote goditja.
Ende eshte e paqarte se cforme do te kete programi i kesaj partie. Kemi pasur shume pyetje dhe na kane ardhur shume ide interesante - thote Klitcko. Vetem nje person nuk gjeti kohe per Klitckon.
Ne ishim edhe ne zyren e kancelares Merkel por ajo nuk ishte aty. Ne mars Klitcko do te dale per here te fundit ne ring per te mbrojtur titullin e kampionit. Deri sa ai te behet edhe ne politiken ukrainase nje peshe e rende do te duhet te kaloje edhe ca kohe.