E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për tre muaj, QKUK pranoi 18 mijë pacientë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë tre muajve të parë të këtij viti, janë shtrirë 18 284 pacientë, për mjekim në reparte dhe klinika të ndryshme.

Nga ta, janë operuar 3.108 pacientë, nga të cilët 2 494 me anestezion. Në këtë numër, hyjnë edhe lindjet e kryera me operacion.

Sipas një komunikate të QKUK-së, vetëm në Klinikën e Kirurgjisë gjatë kësaj periudhe janë mjekuar 1 239 pacientë dhe janë kryer gjithsej 700 operime.

Në Klinikën e Ortopedisë kanë qenë 329 pacientë të shtrirë, ndërsa janë kryer 194 operacione.

Në Klinikën e Urologjisë kanë qenë 177 paciente të shtrirë dhe janë kryer 152 operacione. Klinika e Neurokirurgjisë ka pasur 211 pacientë dhe 97 operacione.

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike kanë qenë 9 475 pacientë të shtrirë dhe 871 operacione; Klinika e Fiziatrisë - 27 pacientë të shtrirë; Klinika e Psikiatrisë 166, ajoe Kraharorit 245, Pediatria 1.491, Klinika e Neurologjisë 615, Klinika Interne 1.477, Infektiv 470, Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve 391, ORL-ja 665 pacientë të shtrirë dhe 481 operime, Klinika e Syve 422 pacientë dhe 284 operacione, Klinika Maksilofaciale 57 pacientë të shtrirë dhe 71 operacione, Klinika e Anesteziologjisë 744 pacientë të trajtuar, dhe Klinika e Dermatologjisë 78 pacientë të shtrirë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›