Të ndërrohet data për zgjedhjet në Istog

Vendimi i Presidentit Fatmir Sejdiu që zgjedhjet në komunën e Istogut të mbahen më 4 prill, ka shkaktuar reagim të dy subjekteve politike.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) dhe Partia Liberale e Kosovës (PLK) kanë kërkuar të martën nga presidenti Sejdiu që ta rishikojë vendimin e tij dhe ta ndërrojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve në Istog, sepse pikërisht në këtë ditë është festa e Pashkëve katolike.
Këto dy subjekte politike konsiderojnë se mbajtja e zgjedhjeve në Ditën e festës së Pashkëve, e cila është festë zyrtare në Republikën e Kosovës edhe me ligj, është lëshim ndoshta pa dashur, apo i rastit, i cili duhet të korrigjohet nga presidenti Sejdiu.
Ditë më parë, presidenti Sejdiu caktoi datën për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Istogut. Kjo pasi kryetari i zgjedhur në dhjetor 2009, Fadil Ferati, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.