Të nderuar deputetë, Të nderuar zonja dhe zotërinj, Miq e të ftuar, Më lejoni të shpreh kënaqësinë e vecantë për të prezantuar përpara jush Qeverine qe une kryesoj dhe një
Të nderuar deputetë,
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Miq e të ftuar,
Më lejoni të shpreh kënaqësinë e vecantë për të prezantuar përpara jush Qeverine qe une kryesoj dhe një përmbledhje të programit të saj i cili, ne formen e vet te plote eshte ne dispozicionit tuaj, te medias dhe te publikut ne pergjithesi.
Ne radhe te pare do te doja te theksoja se Qeveria qe une kryesoj erdhi si produk logjik dhe legjitim i nje procesi:
· Diskutimesh dhe analizash te thella e demokratike dhe per here te pare ne eksperiencen e partive politike shqiptare, plotesisht te hapura dhe ne syte e te gjithe shqiptareve, pavaresisht momenteve teper te veshtira ne te cilin ato kaluan
· Impenjimi dhe angazhimi serioz te strukturave te partise socialiste per te te analizuar dhe per te gjetur zgjidhje politike te pershtatshme dhe afatgjata
Per keto aresye, te nderuar deputet, une deshiroj te shpreh bindjen time te plote se Qeveria e cila me eshte kerkuar te kryesoj, eshte nje qeveri plotesisht e mbeshtetur politikisht nga maxhoranca qe me perberjen dhe programin e saj, shenon nje moment cilesor te rritjes se pjekurise politike te kesaj maxhorance per te tejkaluar krizat dhe per te vazhduar detyrimet e saj kushtetuese dhe elektorale per qeverisje.
Të nderuar deputetë,
Ka mbi dhjetë vjet që Shqipëria tenton të ndahet nga e shkuara dhe vonesat e saj historike. Shoqëria shqiptare i është nënshtruar një vargu transformimesh rrënjësore në sferën politike dhe institucionale, ekonomike, sociale dhe kulturore dhe ka demonstruar mirekuptim dhe vullnet ne perballimin e reformave komplekse të ndërmarra në këto vite, te cilat konstatojme se kanë dhënë efektet e tyre pozitive:
· Shqiperia ka vitet qe ruan ritme te larta rritjeje ne kushtet e nje hapjeje te plote dhe po krijon gradualisht profilin e saj ekonomik dhe klasen e re te sipermarresve;
· Shoqeria shqiptare po urbanizohet, po modernizohet, po hapet, po cdogmatizohet, dhe po ri-europianizohet;
· Institucionet e shtetit po behen gjithje e me demokratike dhe ligji po behet gjithnje e me shume rregulli i perbashket per te gjithe;
· Vendi eshte tashme nje partner serioz i proceseve bashkepunuese dhe stabilizuese ne rajon dhe njekohesisht do te nise se shpejti negocijimet per marreveshjen e stabilizim asocijimit;
Por gjithashtu, do te doja te vereja se këto kanë qenë vite të një tranzicioni të dhimbshëm, të tejzgjatur dhe të përfshirë në disa kriza, më së shpeshti të shkaktuara, jo vetem nga problematika ekonomike dhe sociale e trasheguar por edhe nga mospërgatitja e konfliktualiteti i klasës politike shqiptare, kriza te cilat kane kane nderprere me shume se nje here rrjedhen e deshiruar te zhvillimeve dhe i japin profilit te realitetit te sotem shqiptar ende nje pamje kontradiktore e ne ndonje rast deri paradoksale.
Si pasoje, megjithe arritjet e mesiperme, ne jemi te gjithe te ndergjegjshem se sistemi yne demokratik eshte ende i brishte, se rendi publik eshte ende i kercenuar vecanerisht nga veprimi i krimit te organizuar, se ekonomia jone e tregut konkurrohet nga ajo informale, se problemet sociale te varferise, papunesise, krimit dhe prostitucionit jane ende te renda, se shqiptaret e kane ende te veshtrire te levizin lirisht dhe se shumti i drejtohen emigracionit klandestin, se institucionet tona jane ende te dobeta dhe joefektive, jo transparente dhe me nje shtrirje ende te rrezikshme te korrupzionit,
Per kete aresye, progresi yne eshte ende larg mundesive qe ne kemi, dhe aq me shume, ne raport me nevojen qe keto zhvillime te mund te kompensoje prapambetjen tone relative krahasuar me shume nga vendet ish-komuniste.
Këto kontradikta të brendshme që njeh sot shoqëria shqiptare, së bashku me tërësinë e faktorëve dhe tendencave të zhvillimeve rajonale dhe më gjerë, kanë përcaktuar nevojën e rishikimit tërësor dhe kompleks të vizionit tonë qeverisës, riformulimit të politikave të së nesërmes për zbutjen e këtyre kontradiktave dhe futjen ne rrugen e zhvillimit dhe integrimit
Më lejoni të ndaj me ju bindjen time ne vitet qe do te vijne Qeveria do te duhet te sfidoje:
· problemet dhe difektet e nje tranzicioni te avancuar por te pa-mbyllur, njekohesisht me
· problemet e nje niveli te ulet zhvillimi perkundrejt nevojes per te arritur ritme te larta dhe te qendrueshme te tij.
Me lejoni te shpreh gjithashtu besimin Tim dhe te Qeverise se eshte plotesisht e mundur qe te adoptohen dhe te zbatohen politika te drejta dhe te pershtateshme te cilat adresojne problemet dhe gjejne zgjidhjet e harmonizuara ne te dy keto dimensione.
Keto politika, masat zbatuese si dhe objektivat te bashkeshoqeruara me treguesit e matshmerise se tyre, mbeshtetur ne burimet dhe mjetet, jane te trajtuara ne programin qe qeveria paraqet per votebesim ne Kundin e Shqiperise dhe qe une do ta prezantoj ne ceshtjet e tij me kryesore.
Te nderuar deputet.
Programi i qeverise te cilin ju e keni ne versionin e tij te plote eshte dokumenti politik qe shpreh angazhimet programore te maxhorances deri ne zgjedhjet e ardheshme te radhes ne vitin 2005. Programi i qeverise:
Trajton me perparesi ceshtjet emergjente dhe me te rendesishme per qytetaret dhe per vendin, ne cdo fushe, por ne radhe te pare:
* Garantimin dhe forcimin e rendit publik, luften kunder krimit te organizuar e trafiqeve te paligjeshme dhe korrupsionit, me objektivin e qarte te arritjes se sukseseve te dukeshme per crrenjezimin e ketyre plageve nga realiteti shqipar
* Tejkalimin, tashme te nisur, te krizes energjitike, rritjen e furnizimit te familjeve dhe bizneseve me energji, dhe kalimin ne procesin normal te zhvillimeve te balancuara dhe afatgjata ne kete sektor
* Pergatitjen serioze per nisjen e negociatave per marreveshjen e stabilizim asocijimit dhe vazhdimin e suksesshem te tyre
· Ai eshte njekohesisht nje program afatmesem zhvillimi qe bazohet ne politikat per:
* nje rritje ekonomike te larte e njekohesisht, te qendrueshme e te balancuar;
* nje zhvillim te metejshem te infrastruktures, te zhvillimit te kapitalit njerezor, ne vecanti te arsimit dhe shendetit publik, per nje zhvillim te integruar rural e urban dhe mbrojtje te mjedisit, pra duke krijuar kushtet per hyrjen ne rrugen pa kthim te zhvillimit te qendrueshem;
* mbrojtjen e perkrahjen sociale por duke i shderruar ato nga pasive dhe asistencialiste ne aktive dhe integruese e qe do te kontribojne ne reduktimin e problemeve e ne sherimin e patologjive sociale, ne zgjidhjen e konflikteve dhe forcimin e kohezionit social, duke lehtesuar keshtu, rrugen e zhvillimit te qendrueshem e duke e bere ate te perbashket per te gjithe shqiptaret
· Programi orientohet drejt vazhdimit dhe thellimit te refomave institucionale dhe ligjore per ta bere qeverisjen me demokratike, me transparente, me te decentralizuar e me prane qytetarit, me pak te korruptuar dhe njekohesisht me efektive dhe me eficente;
· Ai eshte nje program me objektiva te qarta per cdo fushe, objektiva keto plotesisht te matshem dhe te vleresueshem nga kushdo, bashkeshoqeruar me tregues sasiore per efektet e politikave si dhe per inputet e tyre vecanerisht ne terma financiare
· Ai eshte nje program realist dhe i bazuar ne vleresimin e potencialeve burimore te vendit: ato financiare, njerezore dhe materiale si dhe ne mbeshtetjen ne rritje te partnereve tane nderkombetare, njekohesisht duke programuar nje perdorim optimal te ketyre burimeve
· Ai eshte nje program qe shtrihet ne te njejten baze dhe vazhdon natyrshem mbi programin e qeverise paraardhese si dhe ne arritjet e qeverisjes se maxhorances politike ne keto 5 vitet e fundit duke reflektuar mesimet e nxjerra nga mosarritjet
· Ai gjithashtu eshte bazuar ne disa dokumenta strategjike, tashme te adoptuar, si Strategjia per Zhvillimin Ekonomik dhe Social dhe Programi i saj afatmesem per Rritjen Ekonomike dhe Reduktimin e Varferise, disa strategji dhe programe pune sektoriale, ne Programin Buxhetor Afatmesem 2002-2004 etj. Si i tille, programi i qeverise trupezon natyrshem vizionet e perbashketa me aktoret e interesit: komunitetin e biznesit, shoqerine civile, komunitetet dhe qeverisjen vendore etj, vizion ky i perbashket, i arritur nepermjet proceseve te hapura e pjesemarrese mbi bazen e te cilave jane pergatitur dokumentet e mesiperm;
· Ai eshte nje program qe harmonizohet me objektivin tone afatgjate te zhvillimit modern dhe te integrimit europian dhe euro-atlantik e, ne kete kuader, edhe me angazhimet tona ne nismat rajonale dhe ne Paktin e Stabilitetit. Programi percakton njekohesisht masat dhe angazhimet konkrete te Qeverise sone ne sigurimin e progresit te procesit integrues gjate mandatit te saj tre vjecar.
Ne jemi të ndërgjegjshëm për problematikat e ndërlikuara dhe sfidat që kjo qeveri, ashtu si gjithë shoqëria shqiptare, do te duhet të përballojë. Nepermjet ketij programi ne jemi përpjekur maksimalisht për t'ju përgjigjur në mënyrën më të përshtatshme kërkesës gjithmonë e në rritje për garantimin e një progresi të shpejtë dhe të pakthyeshëm.
Ne kemi bindjen e thellë se tek Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojmë të identifikojmë partnerin e domosdoshëm në rrugën e përballimit të këtyre sfidave, si shprehje e vullnetit të publikut shqiptar dhe njekohesisht institucionin monitorues te veprimtarise sone te perditeshme qeverisese dhe te arritjes se objektivave te ketij programi.
Të nderuar deputetë,
Qeveria shqiptare mendon se ruajtja me ritme të larta dhe te qëndrueshme te rritjes ekonomike, është faktori kryesor i realizimit të objektivave afatmesme dhe afatgjata për zhvillim dhe integrim.
Angazhimi i Qeverise eshte qe për periudhën 2002-2005 të ruhet një rritje e Prodhimit te Brendshem Bruto vjetor në nivelin 7-8 për qind duke synuar njekohesisht nje rritje ekonomoke me te balancuar dhe nje strukture ekonomike me te diversifikuar ne te cilen:
· bujqesia do te vazhdoje te jape rreth 1/2 e Prodhimit te Brendeshem Brutto duke ruajtur nje ritem rritjeje per 3-4 perqind ne vit,
· ndertimi, sherbimet dhe transporti do te vazhdojne te ruajne rritmet mjaft te larta te rritjes se verifikuar keto vite
· industria, vecanerisht ajo agro-perpunuese si dhe ajo e lehte do te pesojne nje rritje te ndjeshme
· ndersa turizimi do te filloje te kete nje peshe, jo me te paperfillshme ne totalin e Prodhimit te Brendeshem Brutto, duke shenuar fillimin e nje rendesie reale dhe jo me potenciale te ketij sektori
Qeveria do te orientohet vecanerisht ne politikat ekonomike që synojnë nxitjen e ofertës agregate. Qeveria do të ketë si prioritete të saj
* thellimin e institucionalizimit të tregut dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit privat,
* forcimin e sektorit financiar për të mbështetur rritjen e nivelit të kreditimit të ekonomisë dhe rritjen e investimeve,
* përmirësimet e kuadrit institucional për krijimin e një mjedisi nxitës për investimet e huaja direkte;
* nxitjen e eksporteve
Si rezultat i ketyre politikave, parashikohet që investimet private në vitin 2005 të arrijnë në rreth 15 për qind të Produktit te Brendshem Brutto, nga 12.1 per qind ne vitin 2000, ndersa investimet publike ne vitin 2005 te arrijne ne rreth 8,5-8,6 per qind te Produktit te Brendeshem Brutto, nga 6,5 per qind qe ishin ne vitin 2000.
Rritja ekonomike, krahas zhvillimeve sektoriale te drejtperdrejta, do te mbeshtetet edhe nga politika fiskale. Parashikohet qe shpenzimet totale të buxhetit të rriten nga 31.4 për qind e Produktit te Brendeshem Bruto në vitin 2000, në 32.5 për qind të Produktit te Brendeshem Brutto në vitin 2005.
Ruajtja dhe thellimi i stabilitetit makroekonomik perben gjithashtu nje kusht themelor per sigurimin e qendrueshmerise se rritjes ekonomike. Ketij synimi do t'i sherbejne:
Vazhdimi i politikes se konsilidimit fiskal do te synoje uljen e defiçitit buxhetor nga 9.2 per qind te Produktit te Brendshem Bruto ne vitin 2001 ne 6.5 per qind ne vitin 2004.
Per realizimin e ketij objektivi Qeveria do te ndermarre masa per permiresimin e administrimit fiskal, lidhur si me te ardhurat, ashtu dhe me shpenzimet e buxhetit.
* Objektivi kryesor ne fushen e te ardhurave do te jete rritja me tej e nivelit te te ardhurave në raport me Produktit te Brendeshem Brutto-në. Te ardhurat buxhetore synohen qe nga 22.7 për qind e Produktit te Brendeshem Bruto-se qe u realizuan ne vitin 2001, te arrijne ne nivelin 25.8 për ne vitin 2004. Te ardhurat tatimore dhe doganore do te kene nje ritem mesatar rritjeje, prej rreth 15 për qind ne vit, dhe kjo do te realizohet kryesisht nepermjet rritjes se shkalles se administrimit te te ardhurave, pa rritur nivelin e tatimeve dhe duke vazhduar politiken e uljes se tarifave doganore. Gjithashtu do te rritet pesha e tatimeve direkte perkundrejt atyre indirekte.
* Shpenzimet e buxhetit ne vitet e ardheshme parashikohen të rriten me të njëjtat ritme si edhe ritmet e rritjes së Produktit te Brendeshem Bruto-ne, me nje ritem mesatar vjetor prej 7-8 për qind, duke arritur ne nivelet 32,5 - 32,7 për qind e Produktit te Brendeshem Brutto-se në vitin 2005.
Per periudhen 2002-2005, Qeveria do te synoje reduktimin gradual te deficitit te llogarise korrente. Kjo do te arrihet kryesisht nepermjet permiresimit te pozicionit te Bilancit Tregtar, duke mbeshtetur prirjen pozitive te zevendesimit te nje pjese te produkteve te importit nga prodhimi vendas si dhe duke krijuar kushtet per nxitjen e eksporteve. Synohet qe defiçiti i Bilancit Tregtar te ulet nga 21.7 per qind e Produkti te Brendeshem Bruto ne vitin 2000 ne 19,4 per qind te Produkti i Brendeshem Brutto ne vitin 2005.
Te nderuar Deputete
Politikat e adoptuara gjate dhjetevejecarit te pare te tranzicionit jane dominuar nga perpjekjet per frenim te efekteve te krizave, stabilizim makroekonomik, reforma strukturore dhe baze per krijimin e tregut dhe te mekanizmave kryesore te tij.
Per te mundesuar hyrjen ne rrugen pa kthim te zhvillimit te qendrueshem, qeveria do te adoptoje nje bashkesi masash ne drejtim te infrastruktures, te zhvillimit njerezor, te zhvillimit te integruar rural dhe urban dhe te mbrojtjes se mjedisit e perdorimit te qendrueshem te burimeve.
Politikat dhe masat me karakter zhvillues ne keto fusha perbehen nga komponenti investues dhe komponenti i forcimit institucional dhe ligjor qe do te garantojne rritjen e aksesit te aktoreve ne mundesirat e procesit te zhvillimit.
Zhvillimi i infrastrukturës
Zhvillimi i infrastruktures dhe përmirësimi i shërbimeve jetësore që lidhen me të, duke konsideruar efektet e drejteperdrejta dhe te shumefishuara te saj ne zhvillimin ekonomik dhe social, konsiderohen nga Qeveria si fushë prioritare e programit te saj. Politikat e Qeverise ne kete fushe permbajne dy komponente kryesore:
Realizimi i investimeve nga Buxheti i Shtetit dhe fondet nga partneret nderkombetare ne te gjitha nivelet e rrjeteve infrastrukturore
Nga ana tjeter qeveria eshte e ndergjegjeshme qe keto investime do te duhet te mbeshtetet me instrumenta te politikave te rritjes se efektivitetit dhe eficences
Investimet publike jane projektuar te rriten nga 6.5% e Produktit te Brendeshem Bruto ne vitin 2000 ne 8.3% ne vitin 2004. Investimet ne energji, transport dhe infrastrukturen lokale (vecanerisht ne ujesjellesa) do te zene rreth dy te tretat e te gjithe investimeve publike. Qeveria do te marre masa qe te pershpejtoje ritmet e disbursimit te fondeve ende te pashfrytezuara te donatoreve per projektet ne vazhdim te cilat kapin nje vlere prej 670 milion dollare. Gjate vititeve 2002-2004 pritet qe te kemi je angazhim shtese, mbi ato te ndermarra tashme, te partnereve nderkombetare per financimin e investimeve publike ne nivelin e rreth 250 milion dollare cdo vit.
ENERGJIA ELEKTRIKE
Gjate gjithe viteve te tranzicionit, krahas problemeve te tjera shqiptaret jane perballur edhe me mungesen e energjise, mungese e cila aktualisht ka marre trajtat e nje krize, kapercimi i se ciles kerkon angazhim serioz. Pikerisht per kete aresye, sektori i energjise do te jete nje nga prioritet me madhore te Qeverise.
Bazuar ne rezultatet e dukshme te koheve te fundit ne drejtim te rritjes se shkalles se furnizimit, rritjes se arketimeve, nisjen e disa programe investuese dhe rehabilituese me nje mbeshtetje te gjere te partnereve nderkombetare dhe hapat e pare te hedhura ne reformen e cmimit te energjise elektrike, Qeveria do te ndjeke ne vazhdimesi dhe nga after ecurine ne sektorin e energjise elektrike per te rritur shkallen e mbulimit te kerkesave te konsumatoreve me energji, per te shfrytezuar ne menyre racionale burimet e kufizuara te brendeshme duke garantuar importin e energjise elektrike. Nga ana tjeter qeveria do te ndjeke ne dinamike arketimet e KESH si dhe eliminimin e metejshem te nderhyrjeve abusive ne rrjet duke i siguruar atij mbeshtetjen e te gjitha institucioneve qeveritare. Qeveria do te ndjeke dhe mbeshtese realizimin, sipas afateve te parashikuara, te projekteve te iniciuara me partneret nderkombetare.
Ne periudhe afatmesme qeveria do te perqendroje masat e saj ne drejtimet e:
rritjes se shkalles se mbulimit te kerkeses per energji elektrike nepermjet permiresimit te rritjes se prodhimit dhe perdorimit me me efektivitet te rezervave. Rritja e prodhimit do te bazohet ne
* Menaxhimin me efektiv te burimeve energjetike ekzistuese, perfshire burimet vendase hidroenergjetike, si dhe eksportet dhe importet e energjise elektrike;
* Pershpejtimi i privatizimit te H/C te vegjel,
* planifikimi i shtesave te prodhimit, duke marre ne konsiderate parimet e planifikimit me koston me te ulet dhe domosdoshmerine e diversitetit te burimeve energjetike,
* rehabilitimet e burimeve ekzistuese, si ai i TEC-it te Fierit si dhe disa projekte te tjera te lidhura me burimet e djegeshme dhe hidrike
* t'i mundesoje KESH-it krijimin e burimeve financiare per te importuar sasira te mjaftueshme te energjise elektrike si dhe te rrise mundesine e tij qe kur eshte e nevojshme te ruaje kapacitetin stokues hidroenergjetik
Fuqizimi i kapaciteteve transmetuese dhe shperndarese te rrjetit perfshire sistemet e lidhjes nderkombetare
Mire manaxhimi i kerkeses per energji qe do te bazohet:
* nga nje ane ne rritjen e displines se shitjeve dhe pageses ndaj KESH nga te gjithe konsumatoret nepermjet vendosjes se matesave, mbledhjes e te pakten 1/3 se borxhit te vjeter ndaj KESH, informatizimit te sistemit te faturimit dhe te financave te KESH, forcimin e kontrollit. Objektivi i qeverise eshte qe te rrise arketimet ne nivelin e 90 perqind brenda vitit 2002
* nga ana tjeter ne politiken e cmimit, i cili gradualisht, me hapa te matur dhe te guximshem do te tenoje ne periudhe afatgjate perafrimin me cmimet boterore te energjise elektrike duke ruajtur cmimin me dy nivele per konsumatoret familjare, ndersa nga ana tjeter do te konsiderohet liberalizimi i cmimit per sektorin ekonomik perkundrejt garantimit te furnizimit.
Reforma strukturore e KESH nepermjet ndarjes se tij ne tre njesi dhe permiresimi i administrimit dhe forcimi i luftes kunder korrupsionit ne keto struktura
Fuqizimi i kapaciteteve rregulatore te entit rregullator te energjise.
Perdorimi i formave te ndryshme koncesionare per terheqjen e kapitaleve private ne kete fushe
Per periudhen 2002-2005 investimet e pergjitheshme ne sektor nga Buxheti i Shtetit, nga vete KESH si dhe ne vecanti nga fondet e donatoreve do te arrijne ne nivelin e rreth 28 miliard leke.
UJI I PIJSHEM
Qeveria eshte e ndergjegjeshme per problemet ende mjaft te mprehta me te cilat perballet popullsia ne sektorin e furnizimit me uje dhe evadimit te ujerave te zeza.
Eshte bindja jone se nuk ka standard te vertete jetese per qytetaret, pa siguruar rrjedhjen e panderprere te ujit ne shtepite tona dhe pa çliruar ne menyre te qendrueshme qytetet dhe qendrat urbane nga ujerat e zeza.
Qeveria e shikon kapercimin e kesaj situate si nje element thelbesor te punes gjate mandatit te saj. Ajo eshte e vetedijshme se zgjidhja e problemeve nuk mund te behet permes subvencioneve te rritura ndjeshem gjate dy viteve te fundit, por ne radhe te pare, nepermjet mekanizmave ekonomike e institucionale si dhe te zbatimit masave te rrepta ne raport me perdoruesit abuzive.
Grup-masat kryesore qe do te zbatohen jane:
* Ri-vendosja e disiplines financiare dhe administrative ne ndermarrjet e ujesjellesave
* mbulimi i kostove permes permiresimit te menaxhimit, rregullimit te tarifave, lehtesimit te procedurave te pageses, matjes se drejte te sasise se ujit te konsumuar, eleminimi i lidhjeve te paligjshme
* decentralizimi i investimeve, i procesit te vendimmarrjes dhe i kontrollit ne organet e pushtetit vendor, si dhe kalimin e pronesise mbi infrastrukturen e ketyre sistemeve tek keto organe.
* perdorimi i formave alternative te menaxhimit nepermjet shtrirjes se koncesionit, kontratave te menaxhimit dhe deri tek privatizimi.
* permiresimi dhe plotesimi i metejshem i legjislacionit, skemes institucionale dhe rregullatore per sektorin e ujesjelles-kanalizimeve,
* kryerja e investimeve per zgjerimin dhe modernizimin e sistemit te furnizimit me uje te pijshem dhe permiresimi i cilesise se ujit,
* rehabilitimi gradual i rrjetit te kanaleve te ujerave te zeza,
Masat e mesiperme do te realizohen nepermjet alokimit te fondeve te konsiderueshme per investime nga burime te brendeshme, nga fondet e partnereve nderkombetare dhe gradualisht edhe nga terheqja e kapitaleve private apo edhe te kontributeve te njesive te qeverisjes vendore dhe komuniteteve.
Fondet e donatoreve per investime ne kete sektor per vitet 2002-2004 do te jene ne nivelin e 12,6 miliard leke ndersa financimet nga burimet e brendeshme per te njejten periudhe do te jene ne nivelin e 6,6 miliard leke.
TRANSPORTI
Qeveria do te vazhdoje te konsideroje zgjerimin dhe permiresimin e rrjetit te transportit, rrugor, detar dhe ajror, si nje drejtim prioritar per vete efektet qe ai ka ne procesin e zhvillimit.
Gjate viteve 2002-2005 do te vazhdoje tendenca e rritjes se investimeve ne transport. Keshtu, vetem nga financimet nga burimet e brendshme, në vitin 2004, niveli i investimeve parashikohet të jetë 174 per qind më i lartë se në vitin 2001. Shpenzimet per mirembajtjen e rrugeve do te rriten me rreth 140% ne periudhen 3 vjecare. Investimet do te vijne ne rritje edhe nepermjet financimeve nga partneret nderkombetare. Akset rrugore Lindje-Perendim, Veri-Jug, Durres-Morine si arterie jetike kombetare ne lidhjen e Shqiperise me Kosoven, rruget e tjera kombetare dhe rajonale, nje teresi rrugesh rurale dhe ato urbane, portet e Durresit por edhe ato te Vlores e Shengjinit, aeroporti i Rinasit si dhe disa prej segmenteve hekurudhore do te jene objektet ku do te alokohet pjesa me e madhe e fondeve. Investimet ne transport do te bashkeshoqerohen edhe me permiresimin e punimeve mirembajtese, me komercializimin dhe privatizimin e sherbimeve te transportit si dhe permiresimin e kuadrit rregullator e institucional
TELEKOMUNIKACIONI
Bazuar ne rritjen e dukshme te sektorit, keto dy vitet e fundit si rezultat i politikave te drejta te ndjekuara, Qeveria synon nje rritje edhe me te shpejtet te tij si dhe vecanerisht rritjen e cilesise se sherbimit, uljen e tarifave dhe zgjerimin e tij ne zonat rurale te vendit. Vetem ne vitin 2002 pritet qe numri i abonenteve te telefonise fikse te rritet ne 245 mije dhe ai celulare ne 600 mije me nje penetrim rreth 15-20 % ndersa investimet ne kete sector, per te njeten periudhe, do te arrijne nivelin e rreth 75 milion Dollare Amerikane.
Nder masat qe do te ndermerren nga Qeveria per arritjen e ketyre objektivave mund te permenden: (i) privatizimi i kompanisë Albtelekom; (ii) krijimi i kushteve per thellimin e konkurrencës në telefoninë celulare; (iii) forcimi i institucioneve rregullatore.
Zhvillimi i burimit njerezor
Qeveria vlereson se ne fazen e pare 10 vjecare te tranzicionit kerkohej nje vemendje me e madhe ne drejtimet e reformave ekonomike dhe institucionale si dhe ne fushen e infrastruktures dhe sherbimeve publike. Per kete qellim edhe alokimi i burimeve financiare eshte dominuar nga nje nevoje e tille objektive. Nga ana tjeter, me gjithe arritjet, fushat e lidhura per krijimin dhe permiresimin e faktorit njerezor shfaqen te mbetura relativisht prapa. Ne vecanti sektoret e arsimit dhe te shendetit publik nuk arrijne te ofrojne sot nje nivel sherbimi qe t'i pergjigjet nevojes se zhvillimit per nje kapital njerezor cilesor.
Per kete qellim Qeveria do te ndermarre nje bashkesi politikash dhe masash, ne perputhje me Programin trevjecar te Rritjes Ekonomike dhe Reduktimit te Varferise si dhe te strategjive dhe programeve sektoriale perkatese, qe synojne nje permiresim gradual te burimit njerezor duke alokuar njekohesisht me shume fonde dhe mjete per kete qellim. Nder fushat prioritare do te jene arsimi dhe shendetesia por edhe kultura dhe sporti.
ARSIMI
Synimet afatgjata per sistemin arsimor jane te lidhura me rritjen e efektivitetit dhe te cilesise se sistemit per te mundesuar pergatijen e nxenesve me njohurite dhe shprehite e nevojshme per t'u orientuar ne nje sistem demokratik dhe ne nje bote te hapur ne integrim dhe globalizim. Nga ana tjeter sistemi arsimor shqiptar do te duhet t'i pergjigjet nevojes se ruajtjes dhe zhvillimit te vlerave kombetare. Per kete qellim qeveria do te angazhohet ne nje proces te gjere, te thelle, te hapur e pjesemarres per pergatitjen e nje vizioni afatgjate te reformimit te sistemit arsimor.
Duke vleresuar nevojen e nje vizioni te tille gjithsesi, Qeveria eshte e mendimit se ne sistemin arsimor jane te nevojshme nderhyrje afatmesme dhe ne disa raste edhe afatshkurtera.
Objektivat e Qeverise ne arsimin parauniversitar jane:
* rritja e shkalles se regjistrimit në arsimin tetëvjeçar nga rreth 90 % në vitin 2000, në rreth 94 % në vitin 2004,
* rritja e mesatares se viteve të shkollimit nga afro 9.5 vjet në vitin 1998, në afro10 vjet në vitin 2004.
* Rritja e shkalles se regjistrimit në arsimin e mesëm nga rreth 40% në vitin 2000, në rreth 50% në vitin 2004
Objektivat e mesiperm do te arrihen nepermjet kompletimit te aksionit tashme te avancuar per rehabilitimin e rrjetit te shkollave, adoptimit te formave te reja te terheqjes se femijeve te familjeve te varfera dhe atyre rurale dhe peri-urbane ne arsim, rivitalizimit te arsimit te mesem profesional, rritjes se cilesise se mesimdhenies nepermjet motivimit me te mire te mesuesve dhe permiresimit te bazes didaktike etj. Ne fushen e arsimit nje rendesi paresore marrin edhe reformat administrative dhe strukturore qe do te synojne permiresimin e administrimit nepermjet racionalizimit te strukturave, decentralizimit, forcimit te autonomise shkollore dhe te rolit te komuniteteve, nxitjes se iniciatives private etj.
Qeveria do te synoje gjithashtu edhe permiresimin e metejshem te shkollimit universitar dhe pasuniversitar duke zgjeruar dhe forcuar autonomine universitare, duke mbeshtetur programet e shkembimeve universitare, duke vene fonde ne dispozicion si dhe duke mbeshtetur iniciativa private serioze ne kete fushe.
Shpenzimet korrente per arsimin nga 2.7% e Produktit te Brendeshem Brutto ne 2001 do te rriten ne 3.1% ne 2004 ndersa shpenzimet per investime do te jene ne nivelin 0.8% te Produktit te Brendeshem Bruto cdo vit. Ndersa fondi i pagave do te rritet me rreth 12% ne vit shpenzimet korrente (pa pagat) do te rriten me 20% ne vit. Nga ana tjeter Qeveria do te rrise efektivitetin e perdorimit te ndihmes se partnereve nderkombetare dhe orientimin e saj ne kete sektor.
SHENDETESIA
Qeveria do te siguroje ritme me te larta te kryerjes se reformes ne shendetesi per sigurimin e nje mbrojtjeje komplekse te shendetit te popullates. Shpenzimet publike për sektorin e shëndetësisë nga 3 për qind në vitin 2001, do të rriten në 3.3 për qind të Produktit te Brendeshem Bruto-së në vitin 2004. Shpenzimet per pagat do te rriten me rreth 12% cdo vit ndersa shpenzimet korrente pa pagat do te rriten me 15% cdo vit.
Qeveria eshte e ndergjegjeshme se problemet ne sektorin e shendetesise nuk mund te zgjidhen vetem me rritjen e shpenzimeve per investime dhe shpenzime te tjera operative. Sektori ka nevoje per nje reformim te thelle strukturor.
Per kete qellim krahas vazhdimit te rehabilitimit dhe ngritjes se qendrave shendetesore ne zonat rurale dhe ato urbane, permiresimit me pajisje dhe furnizimit me medikamente te qendrave te shendetit paresor dhe atyre spitalore, qeveria do te synoje edhe reformimin e i)sistemit rregullator e kontrollues; ii)sistemit te financimit dhe shperndarjes se burimeve; iii)reformimi ne fushen e ofrimit te sherbimeve shendetesore.
Treguesi kryesore te efekteve qe do te demonstrojne arritjen e objektivave nga zbatimi i masave te programit te Qeverise jane:
ulja e vdekshmëria foshnjore nga 21 per mijë lindje të gjalla në vitin 2000, në 17 per mijë lindje të gjalla në vitin 2004
ulja e vdekshmërise amëtare nga 20/100 mijë lindje të gjalla në vitin 2000, në 15 per 100 mijë lindje të gjalla në vitin 2004
ulja e incidences se rasteve të sëmundjeve diareike nga 1,200 për 100 mijë banorë në vitin 2000, në 600 për 100 mijë banorë në vitin 2004.
Zhvillimi i integruar rural, urban dhe mbrojtja e mjedisit
Politikat e zhvillimit të qëndrueshëm do të zbatohen në kohë dhe në hapësirë. Qeveria propozon një bashkësi masash të bazuara në një vizion të përbashkët, jo më thjesht sektorial dhe të fragmentarizuar, por një vizion integral të zhvillimit urban dhe rural, duke realizuar ndërhyrje të kombinuara, për të realizuar një progres frontal dhe të shumëanshëm në këto hapësira, duke respektuar tendencat e natyrshme demografike dhe ekonomike dhe duke zbutur efektet zhbalancuese rajonale te kombinuara me thellimin e reformes se decentralizimit.
ZHVILLIMI RURAL
Zonat rurale trashëguan edhe prapambetjen më të thellë nga e kaluara. Privatizimi i tokës bujqësore i çeli rrugë rimëkëmbjes relativisht të shpejtë të bujqësisë, por mbi baza gjerësisht ekstensive, ne ferma te vogla dhe bazuar ne nje infrastrukture ende te dobet bujqesore dhe rurale. Shkalla e mobilizimit të burimeve të tjera ekonomike, përveç tokës dhe blegtorisë, është gjithashtu e ulët, ndersa varferia ne Shqiperi eshte kryesisht rurale.
Per te tejkaluar kete gjendje problematike te zonave rurale Qeveria eshte e mendimit se nevojitet nje nderhyrje ne shkalle te gjere dhe te kombinuar ne disa drejtime. Nje qasje e tille e integruar do te mundesonte nje sinergji faktoresh duke shumefishuar efektet e vecante te secilit drejtim te nderhyrjes. Objektivat strategjik që synohet të arrihen janë:
* sigurimit të një rritje të qëndrueshme të prodhimit dhe të ardhurave nga bujqësia, blegtoria dhe agro-përpunimi nepermjet permiresimit te ujitjes dhe kullimit dhe investimeve te tjera ne infrastrukturen dhe teknologjine bujqesore, permiresimit te sherbimeve ekstensive, perfundimi i regjistrimit te pasurise dhe konsolidimi i tregut te tokes, rritja e aksesit ne sherbimet financiare dhe ne kreditim, nxitja e rritjes se shkalles se perpunimit te produkteve, permiresimi i kushteve dhe i nivelit te komercializimit te produkteve bujqesore dhe blektorale
* ruajtja dhe përmirësimi i përdorimit të burimeve natyrore ne zonat rurale perfshire vazhdimin e transferimit te drejtave te pronesise mbi disa nga keto burime tek komunat dhe komunitetet
* rritja e aksesit dhe cilësisë së shërbimeve rurale (arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale), ujit të pijshëm dhe kanalizimeve, si dhe infrastrukturës së transportit rural; dhe
* diversifikimit të ekonomisë rurale dhe rritjes se punësimit dhe të ardhurave nga aktivitete jo-bujqësore në zonat rurale.
ZHVILLIMI URBAN
Krahas problemeve te shkaktuara nga zhvillimet e ekonomike te tranzicionit, qendrat urbane perballohen sot nga nje ane me gjendjen e varfer te infrastruktures urbane te trasheguar e te sherbimeve publike dhe nga ana tjeter me shkallen e larte te urbanizimit, vecanerisht ne disa prej qyteteve te vendit. Nga probleme serioze vuajnë shërbimi shëndetësor dhe ai arsimor ndersa disa probleme e patologji sociale po behen gjithnje e me shume problematike.
Zhvillimi i qëndrueshëm urban është një objektiv themelor afatgjatë i qeverisë. Ai do të arrihet nëpërmjet programeve integrale e strategjike që do të harmonizojnë elementet bazë të hapësirës urbane: tokën, teknologjinë e shërbimet dhe bashkëjetesën e kulturën qytetare. Duke konsideruar efektet e tranzicionit, qeveria synon që në periudhën afatmesme të frenojë proçesin e degradimit urban, të ulë varfërinë tashmë të shfaqur urbane si dhe të krijojë premisat e nevojshme për zhvillimin afatgjatë urban. Masat kryesore ne kete drejtim do te jene:
* Rritja e aksesit te drejte ne infrastrukturen dhe sherbimet publike dhe permiresimi i cilesise se tyre, nepermjet zbatimit te investimeve nga qeveria ne mbeshtetje te Bashkive ne keto fusha perfshire permiresimin administrativ dhe terheqjen e kapitaleve private e komunitare ne keto investime
* Rritja e efektivitetit te perdorimit te tokes urbane nepermjet qartesimit dhe garantimit te te drejtave te pronesise si dhe permiresimin institucional dhe ligjor te planifikimit urban
* Zhvillimi i metejshem i sektorit te strehimit nepermjet mekanizmave financiare dhe rregullatore
* Forcimi i metejshem dhe garantimi i rendit dhe sigurise ne gjithe territorin urban
* Permiresimin e amientit urban vecanerisht rehabilitimi dhe shtimi i siperfaqeve te gjelberta, uljen e ndotjes ne ajer, rehabilitimi dhe mbrojtja e vlerare arkitektonike urbane
* Zhvillimi i sjelljes dhe kultures urbane
* Trajtime ne vecantite e tyre te problemeve sociale urbane te te varferve, te papuneve, te te pastreheve si dhe sherimin e patologjive urbane nepermjet skemave integruese te mbrojtjes dhe perkrahjes sociale. Vetem per strehimin per te pastrehet qeveria do te investoje nga Buxheti cdo vit rreth 0,5-1.0 miliard leke
* Fuqizimin e manaxhimit urban nepermjet thellimit te decentralizimit, rritjes se pjesemarrjes se komuniteteve, permiresimit te kuadrit ligjor etj.
MBROJTJA E MJEDISIT
Rritja ekonomike që do të realizojmë, do të arrihet duke minimizuar dëmet mbi mjedisin dhe duke shfrytëzuar në mënyrë optimale burimet natyrore, si e vetmja rrugë e një zhvillimi të drejtë e të qëndrueshëm në raport me cdo qasje tjetër zhvilluese. Ndryshimi i prekshëm i sjelljes dhe rritja e ndjeshmërisë së shoqërisë për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të vlerave mjedisore, janë një tregues që e bëjnë këtë qasje gjithnje e me të mundeshme.
Në periudhën afatmesme synohet:
i) frenimi i proçesit të degradimit mjedisor;
ii) krijimi i kushteve për rehabilitimin e zonave të ndotura brenda standarteve minimale të sigurisë;
iii) rritja e qëndrueshmërisë së përdorimit të burimeve mjedisore.
Ndërhyrjet në mjedis, përfshirë fondet publike, do të përqëndrohen me përparësi në ato zona në të cilat
· janë verifikuar nivele të larta të ekspozimit të njerëzve ndaj riskut ambjental,
· rrezikohen asete të konsiderueshme mjedisore dhe burimore
· dëmtimi ndikon më shumë mbi të varfërit.
Masat prioritare ne kete fushe jane:
* Fuqizimi institucional ne nivel qendror e vendor
* Rritja e rolit te shoqerise civile dhe komuniteteve:
* Adoptimi i politikave dhe instrumentave mjedisorë krahas kontrollit dhe zbatimit te penaliteteve per demtuesit e mjedisit
* Reduktimi i ndotjes nga burime egzistuese me prioritet ne zonat e nxehta prane ish komplekseve te medha industriale
* Masat për zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve te pyjeve tokes, ujrave nepermjet rritjes se numrit dhe siperfaqes se zonave te mbrojtura, investimeve publike, shperndarjen e te drejtave te pronesise tek komunitetet. Ne lidhje me burimet minerere do te shtrihen me tej format e ndryshme te koncensionit
Te nderuar deputete
Qeveria do te vazhdoje politikat e mbrojtjes e perkrahjes sociale por duke i shderruar ato nga pasive dhe asistencialiste ne aktive dhe integruese.
Qeveria do te vazhdoje politikat e punesimit dhe te reduktimit te papunesise ne drejtim te: (i) thellimit te institucionalizimit dhe formalizimit të tregut të punës, (ii) nxitjes dhe intensifikimit te formimit profesional dhe zhvillimit te fuqisë punëtore në përgjithësi (iii) nxitjes se punësimit nepermjet financimeve te kontributeve te fuqise punetore ne sigurimet shoqerore, iv) krijimt i vendeve te reja te punes v) permiresimit te kuadrit ligjor dhe institucional. Qeveria synon qe te ule papunesine nga 14 përqind ne 2001 ne 12 përqind ne 2004 nderkohe qe do te mundesoje krijimin i rreth 65 mije vendeve te reja te punes nga programet e saja te punesimit gjate viteve 2002 – 2004 duke perdorur 1 miliarde leke cdo vit,
Qeveria do te rishikoje programet e mbrojtjes sociale ne përshtatje me kushtet ekonomike dhe shoqërore të vendit. Duke marrë në konsideratë shumëdimensionalitetin e varfërisë në Shqipëri, gjatë viteve 2001-2004 ndihma ekonomike do te shperndahet me forma te reja te cilat do t'i shërbejnë nxitjes se familjes për të dalë nga situata e varfërisë, duke e riintegruar atë në mjedisin shoqëror, nëpërmjet harmonizimit të tij me programet e tjera të mbrojtjes dhe të zhvillimit social. Ne programet e mbrojtjes sociale, sipas programit buxhetor afatmesem 2002-2004 qeveria parashikon te shpenzoje cdo vit 9-12 miliarde leke.
Politika e shërbimeve sociale do të synojë të shndërrohet nga një politikë pasive (politikë e zbutjes së pasojave të tranzicionit) në një politikë aktive (politikë e zhvillimit të kapitalit social). Ky objektiv do të realizohet nëpërmjet përdorimit të formave të reja të politikës sociale, të cilat do të ofrojnë riintegrimin real social të kategorive të marxhinalizuara nëpërmjet sherbimeve te reja komunitare krahas atyre rezidenciale, pjesemarrjes ne format e ndryshme te biznesit social etj
Programi i sigurimeve shoqërore, synon që gjatë tre viteve të ardhshme (i) të rrisë shkallën e përfshirjes në skemën e detyrueshme, duke përmirësuar në këtë mënyrë raportin kontribues-përfitues, (ii) të zvogëlojë subvencionin e buxhetit të shtetit në skemën e pensioneve dhe të rrisë qëndrueshmërinë financiare afatgjatë të saj iii) rritjen periodike pensionet. Si rezultat i ketyre politikave, gjate mandatit te saj, Qeveria do te rrise here pas here pensionet duke synuar nje rritje mbi indeksin e rritjes se cmimeve te mallrave te konsumit si dhe duke mundesuar qe ne fund te vitit 2005 pensioni mesatar te arrije ne nivelin 10000-11000 leke ne muaj.
Qeveria vlereson se kthimi dhe kompensimi i pronave duhet te zgjidhet njehere e mire si nje kusht i domosdoshem per respektimin e te drejtave themelore te njeriut, garantimin e te drejtave te pronesise, shmangien e konflikteve sociale. Duke u nisur nga projekt-ligji i derguar ne Kuvend, ne do te angazhohemi per mundesimin e adoptimit te nje zgjidhjeje te plote, te mundeshme dhe te bazuar nje nje konsensus racional politik si dhe ne nje dialog konstruktiv me palet e interesuara. Parimet baze te zgjidhjes se ketij problemi nga Qeverisa do te jene:
Patjetersueshmeria e te drejtave pronesore pervecse ne rastet e interesit publik perkundrejt sherblimit te drejte
Kthimin maksimal i mundshem ne natyre duke shmangur konfliktet qe kane ardhur si pasoje e tjetersimeve te ligjeshme nepermjet adoptimit te formave alternative te ndermjetesimit dhe kompensimit te paleve dhe mes paleve
Kompensimi maksimal i mundshem dhe i drejte i prones ne natyre dhe kompensimin financiar te pjeses tjeter
Minimizimi i kostos publike, te sotme dhe te ardheshme, te kthimit dhe kompensimit
Te nderuar Deputete
Qeveria konsideron se progresi i reformimit institucional është bazë për arritjen e objektivave të rritjes ekonomike, te zhvillimit te qendrueshem dhe te integrimit europian te vendit. Reforma institucionale dhe e qeverisjes do të sigurojë për të gjitha grupet e interesit nga publiku:
* shanse përfitimi gjithnjë e më të gjera dhe të barabarta nga oportunitetet zhvilluese;
* zgjerim të të drejtave dhe mundësi të barabarta përfaqësimi e pjesëmarrjeje në vendimmarrjen publike të të gjitha niveleve;
* shpërndarje të drejtë të riskut të zhvillimit dhe garantimin e nivelit minimal të përshtatshëm të të mirave dhe shërbimeve publike.
Qeveria do të vazhdojë përpjekjet e saj në drejtim te forcimit të rendit publik dhe të luftës kundër krimit te organizuar e trafiqeve ilegale. Masat prioritare në këtë fushë janë:
* forcimi institucional dhe i kapaciteteve të organeve të rendit publik;
* forcimi i bashkërendimit dhe bashkëveprimit me institucionet ndërkombëtare të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve;
* harmonizimi i masave goditëse me ato parandaluese.
Qeveria do të thellojë luftën kundër korrupsionit, duke e konsideruar atë si një nga dukuritë më negative dhe me kosto të lartë publike që shoqërojnë tranzicionin, mbështetur në Planin e Masave të Luftës Kundër Korrupsionit dhe ne nje angazhim te perditshem kundra tij duke bashkepunuar me te gjitha institucionet e specializuara te shtetit. Drejtimet kryesore të luftës kundër korrupsionit përfshijnë:
* rritjen e transparencës;
* forcimin e përgjegjshmërisë ligjore dhe publike;
* adoptimin e masave parandaluese dhe dekurajuese për korrupsion;
* forcimin e zërit dhe pjesëmarrjes së publikut, grupeve të interesit, komunitetit të biznesit, komuniteteve vendore.
Reforma e gjyqësorit, që përbën një nga drejtimet më të rëndësishme të reformave institucionale, synon të bëjë të mundur që ligji të zbatohet me drejtesi dhe i barabartë për të gjithë. Reforma do të zhvillohet sipas Planit të Veprimit për një Funksionim Efektiv të Sistemit Gjyqësor në Shqipëri. Masat kryesore publike përfshijnë:
* forcimin dhe përmirësimin institucional të sistemit të drejtësisë (sistemit të gjyqësorit dhe të institucioneve të lidhura me të;) perfshire autonomine e tij.
* përmirësimin e sistemit normativ, vlerësimin e efekteve të ligjeve dhe përmirësimin e publikimit të tyre;
* rritjen e nivelit profesional të gjyqtarëve, prokurorëve, avoketërve, administratorëve të gjykatave si dhe përmirësimin e mekanizmave të motivimit të tyre;
* rritjen e aksesit të të varfërve dhe grupeve sociale të rrezikuara në konsulencën dhe mbrojtjen gjyqësore.
Thellimi i reformimit së administratës publike do të jetë një nga angazhimet më të rëndësishme të qeverisë, duke synuar në (1) rritjen dhe përmirësimin e aftësive programuese e zbatuese si dhe të efiçencës së administratës publike; (2) rritjen e qëndrueshmërisë së administratës publike; (3) rritjen e transparencës dhe forcimin e përgjegjshmërisë së saj. Masat publike prioritare përfshijnë:
* përsosjen e strukturave institucionale;
* forcimin e kontrollit të brendshëm;
* zbatimin e plotë të statusit të nëpunësit civil dhe riformulimin e statusit të nëpunësit politik;
* përmirësimin e informimit të publikut dhe forcimin e përgjegjshmërisë ndaj tij.
Përmirësimi i administrimit fiskal konsiderohet si një drejtim me rëndësi të veçantë. Do të thellohen më tej reformat në organet tatimore dhe doganore. Reformimi do të shtrihet në organet e buxhetit e të thesarit, në entet prokuruese dhe në të gjitha hallkat e zinxhirit institucional që administrojnë burime financiare e materiale. Reformat do të synojnë në: (1) forcimin e aftësive programuese, zbatuese e monitoruese; (2) rritjen e efiçencës; (3) rritjen e transparencës së sistemit.
Masat kryesore publike përfshijnë:
* përmirësimet strukturore, normative e metodologjike dhe informatizimin e sistemit të financave publike;
* rritjen e profesionalizmit;
* forcimin e kontrollit të brendshëm financiar;
* përmirësimin e informimit të publikut mbi planifikimin dhe përdorimin e burimeve financiare e materiale deri në nivel institucioni e programi.
Thellimi i reformës së decentralizimit dhe fuqizimi i qeverisjes vendore, do të kryhet në përputhje me Strategjinë e Decentralizimit dhe Autonomisë Vendore dhe ligjin tashme ne fuqi per qeverisjen vendore. Reforma decentralizuese do te zbatohet si derimetani nepermjet dialogut dhe bashkepunimit me qeverisjen vendore te institucionalizuar ne struktura perfaqesuese. Drejtimet kryesore të vazhdimit të reformës së decentralizimit përfshijnë:
(i) përcaktimin e funksioneve e përgjegjësive publike vendore dhe transferimin efektiv të tyre;
(ii)zgjerimin e balancuar të autonomisë fiskale perfshire tatimet dhe taksat vendore, transfertat nga buxheti i shtetit dhe perfundimin e transferimit të të drejtave pasurore;
(iii) forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore;
(iv) rritjen e transparencës dhe të shkallës së përfshirjes së komunitetit në qeverisje.
Të nderuar deputetë,
Shoqëria shqiptare, gjithë klasa e saj politike, e madje gjithë faktori shqiptar në rajon, është shprehur në mënyrë të qartë e të plotë për një konsensus të përgjithshëm për integrimin e vendit në familjen e madhe euroatlantike. Në këto kushte, barra dhe përgjegjësia e Qeverisë shqiptare, si interprete e këtij konsensusi, bëhet edhe më e madhe.
Qeveria shqiptare përcakton si objektiv strategjik përshpejtimin e procesit të integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit duke ndjekur me vendosmëri dhe seriozitet realizimin e detyrimeve të natyrshme në këtë proces, të cilat shkojnë në të njëjtin kah me zhvillimin e vendit që ne propozojmë dhe aspirojmë.
Tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugës drejt integrimit evropian. Qeveria shqiptare angazhohet, që për zgjidhjen e këtij problemi madhor, politik, strategjik dhe kombëtar, do të bëjë përpjekje maksimale për të siguruar një konsensus sa më të gjerë rreth politikave dhe rrugëve që duhen ndjekur në procesin e afrimit të mëtejshëm me BE-në.
Dua të theksoj, se për Qeverinë shqiptare, hapja e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis Republikës së Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së, plotësimi i të gjithë angazhimeve të marra nga Qeveria shqiptare në Planin e Veprimit për Periudhën e Negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe përfundimi i tyre me nënshkrimin përfundimtar të saj, si një hap i parë drejr anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimine Evropian, përbën një prioritet strategjik për Qeverinë.
Objektivat tona konkrete në këtë drejtim janë:
· Brenda qershorit të vitit 2002 të miratohet draft mandati nga vendet anëtare të BE-së si dhe të fillojnë negociatat për Marrëveshjen,
· Brenda vitit 2003 të përfundojnë negociatat dhe të nënshkruhet Marrëveshja,
Për të realizuar këto objektiva puna jonë intesive do të përqëndrohet në:
· Forcimin e mëtejshmë të mbikqyrjes dhe drejtimit sa më eficent të të procesit të Integrimit Evropian nga nivelet më të larta të Qeverisë të kryesuar nga Komiteti Ndërministror i Integrimit Evropian,
· Përmirësimin e vazhdueshëm të strukturave përgjegjëse për ndjekjen, koordinimin dhe monitorimin e procesit të Integrimit evropian,
· Strukturimin dhe institucionalizimin e niveleve teknike që do të përfaqësojnë Qeverinë shqiptare në negociatat në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,
Negocimi, nënshkrimi si dhe zbatimi i marrëveshjes është një proces që do të kërkojë plotësimin e të gjitha angazhimeve në vazhdimin dhe konsolidimin e reformave brenda vendit, për të bërë të mundur potësimin e kritereve të nevojshme politike dhe ekonomike për anëtarësim në BE.
Të nderuar deputetë,
Integrimi rajonal, bashkëpunimi dhe fqinjësia e mirë, mbetet sërish një objektiv konstant i Qeverisë shqiptare. Ne konsiderojmë se Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore mbetet proces parësor dhe afatgjatë, me synimin për kapërcimin e trashëgimisë konfliktuale në rajon, promovimin e paqes, demokracisë dhe prosperitetit ekonomik dhe social të rajonit.
Qeveria shqiptare e konsideron Paktin e Stabilitetit si pararendës dhe bashkeshoqerues të Integrimit Evropian. Objektivat tona strategjike në kuadër të Paktit të Stabilitetit, konvergojnë me vullnetin tonë për rindërtimin e rajonit, ku sanksionohen e zbatohen të drejtat dhe liritë universale të njeriut, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, kapitaleve, kulturave, në parametrat e BE-së.
Qeveria shqiptare do të synojë dhe ngulmojë në rritjen e projekteve ku përfshihet Shqipëria në kuadër të Paktit të Stabilitetit dhe rritjen progresive të përmirësimit të procesit të menaxhimit e implementimit të tyre.
Qeveria shqiptare do të drejtojë dhe mbështesë Reformën në fushën e Mbrojtjes, transformimin e Forcave të Armatosura në strukturë, koncepte dhe strategji në funksion të rritjes së Sigurisë Kombëtare dhe integrimin sa më të shpejtë në strukturat e NATO-s.
Angazhimi i Shqipërisë në Inisiativën e Samitit të Uashingtonit dhe përvoja e grumbulluar gjatë kësaj periudhe, do të shërbejnë për afrimin sa më të shpejtë të vendit drejt Aleancës. Shqipëria renditet ndër nëntë vendet që aspirojnë integrim, si kandidatë për përfshirje në strukturat e mbrojtjes kolektive.
Konfliktet e dhjetëvjecarit të fundit në rajon dhe sidomos kriza e Kosovës dhe në FYROM kanë dëshmuar se Shqipëria ka treguar e demonstruar një bashkëpunim të ngushtë e partneritet të thellë me NATO-n. Integrimi në strukturat e saj, Qeveria shqiptare e konsideron jo vetëm si një cështje që i përket Forcave të saj të Armatosura, por si një përgjegjësi dhe detyrë per garantimin e sigurise kombetare.
Arritjet në fushën e politikës së jashtme dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, janë një bazë solide për afirmimin e mëtejshëm ndërkombëtar të vendit.
Programi i Qeverisë shqiptare synon një progres të ndjeshëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal, kontribut për ndërtimin e një Kosove demokratike dhe evropianiste dhe thellim progresiv i marrëdhënieve me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Marrëdhëniet me vendet e rajonit përbëjnë një përparësi të politikës së jashtme shqiptare. Ne pranojmë konceptin strategjik se integrimi evropian i Shqipërisë fillon tek integrimi e bashkëpunimi rajonal dhe se konkretizimi i këtyre marrëdhënieve do të synojë në rradhë të parë në thellimin e marrëdhënieve ekonomike.
Përparësi në natyrën e këtyre marrëdhënieve do të jenë krijimi i lehtësirave në lëvizjen e lirë të mallrave, në lëvizjen e lirë të njerëzve, bashkërendimi i përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.
Qeveria Shqiptare i konsideron marredheniet me Kosoven strategjike Kosova do të vazhdojë të ketë vëmendjen parësore të politikës së jashtme të Qeverisë shqiptare, e ne vecanti do të adresohet në;
· Zgjerimin, thellimin, konkretizimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, në tregti, arsim, kulturë, arsim e shkëmbimet e tjera njerëzore,
· Synon të japë ndihmesën e saj në ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve demokratike qeverisëse në Kosovë dhe do të nxisë e inkurajojë bashkëjetesën në Kosovë,
· Do të inkurajojë krijimin e klimës së favorshme rajonale dhe ndërkombëtare për përparimin e proceseve demokratike dhe të paqes e stabilitetit në Kosovë me qëllim garantimin e perspektivës së pakthyeshme evropiane të Kosovës,
Në politikën e jashtme shqiptare, marrëdhëniet me Italinë dhe Greqinë, konsiderohen marrëdhënie me karakter strategjik, për vetë peshën e rolin që kanë këto vende si anëtare të BE-së dhe NATO-s, por dhe për kontributin që ato kanë afruar në mbështetje të reformave të gjithanshme që po realizon vendi. Marrëdhëniet e shkelqyera me Turqinë, si dhe me, Sofien, Zagrebin, Bukureshtin, Lubjanen, Sarajeven, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricen do të zgjerohen edhe me tej.
Marrëdhëniet dy palëshe ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të BE-së do të synohet të shtrihendhe thellohen edhe më tej, duke siguruar në dimensione të reja bashkëpunimi me interes reciprok. Po kështu do të punohet për zgjerimin e forcimin e marrëdhënieve me vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore.
Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të rëndësisë strategjike për Shqipërinë. Ne njohim kontributin e cmuar të Shteteve të Bashkuara në procesin e reformave tona të brendshme, në përpjekjet tona për ndërtimin e demokracisë dhe në përpjekjet e saj integruse në strukturat euroatlantike dhe garantimin e paqes ne rajon. Marrëdhëniet tona dy palëshe janë në nivelet më të larta dhe përfshijnë jo vetëm fushën politike, por dhe atë ekonomike, në mbrojtje, sigurinë, luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe luftën kundër terrorizmit.
Ne konsiderojmë ecurinë pozitive të marrëdhënieve me Kanadanë, po kështu dhe me Republikën Ruse, Kinën, vendet e Azisë, Amerikës Latine e vendet Arabe.
Diplomacia shqiptare konsideron zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumëpalëshe në kuadër të OKB-së e strukturave të saj, OSBE-në, Këshillin e Evropës e organizatave të tjera rajonale, marrëdhënie që do të përbëjnë një element të rëndësishëm të politikës sonë të jashtme.
Të nderuar deputetë,
Qeveria shqiptare është e ndërgjegjshme për problematikat e trashëguara në procesin e zgjedhjeve. Vullneti i votuesit shqiptar është kontestuar pothuaj gjithmonë nga palët në zgjedhje, por dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Megjithë përparimet serioze në leximin korrekt të rezultatit të zgjedhjeve, Qeveria shqiptare mendon se përmirësimet në ligjin zgjedhor janë të domosdoshme të inicohen në një kohë sa më të shpejtë, me qëllim krijimin e një infrastrukture të përshtatshme dhe të pakontestueshme. Ne jemi të bindjes që ky është një proces që duhet të fillojë shumë më parë se vendi t'i drejtohet sërish kutive të votimit.
Të nderuar deputetë,
Programi i qeverisë, që po i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë, është një angazhim politik dhe publik i maxhorancës qeverisëse për të vazhduar më tej në rrugën drejt stabilitetit, rritjes, zhvillimit dhe politikave integruese.
Ne e konsiderojmë atë si një platformë që mirëpret debatin konstruktiv me opozitën, nga i cili presim pasurimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të tij.
Në zbatimin e këtij programi, Qeveria është e hapur për konsultime me Kuvendin, Komisionet Parlamentare, me grupet parlamentare si dhe do të mirëpresë monitorimin e pandërprerë të aplikimit të tij.
Qeveria mendon se realizimi i këtij programi, që synon të bashkëmbledhë ambicjen tonë të përbashkët për zhvillim, kërkon një bashkëveprim institucional bazuar në autonominë dhe ndarjen e kontrollin e pushteteve.
Qeveria mirëpret gjithashtu dhe i paravlerëson si të dobishme të gjitha ndihmesat e angazhimet bashkëpunuese që mund të afrohen nga pozicione të pavarura të shoqërisë civile, të komuniteteve dhe të publikut në përgjithësi dhe shpreh hapjen e saj ndaj publikut dhe medias, që të informohet dhe të monitorohet prej tyre.
Bashkëpunimi me opozitën konsiderohet i hapur për cdo cështje të rëndësishme me interes të përbashkët, por në vecanti në lidhje me procesin e integrimit evropian të vendit, të luftës kundër krimit, trafiqeve të paligjshme, korrupsionit dhe ndëshkimit ligjor të tyre, sio cështje që kanë të njëjtën ndjeshmëri për të gjithë ne, pavarësisht pozicioneve tona politike.
Qeveria vlerëson se realizimi i këtij programi do të gjejë mbështetje në rritje të partnerëve ndërkombëtarë dhe në të njëjtën kohë angazhohet për plotësimin e detyrimeve të saj në rolin e partnerit të tij.
Ne besojmë se, së bashku, do të mund të përballojmë me sukses sfidat që na presin. Qeveria shpall solemnisht angazhimin e saj për të punuar me përkushtim në realizimin e këtij programi, angazhohet që në përputhje me statusin kushtetues, të japë mbështetjen e saj të plotë në proceset e zgjidhjes së disa cështjeve të rëndësishme të lidhura me forcimin e demokracisë parlamentare, të përmirësimit të kuadrit ligjor dhe institucional të procesit zgjedhor, në përputhje me kushtetutën dhe standartet më të spikatura demokratike dhe të rekomandimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Ne jemi të vetëdijshëm se realizimi i këtyre synimeve dhe objektivave do të kërkojë bashkëpunim, mbështetje, mirëkuptim të gjerë, duke konsideruar si të tillë cdo pozicionim racional dhe progresist, qoftë dhe alternativ apo opozitar.
Të nderuar deputetë,
Kërkoj nga ju të votbesoni këtë këtë qeveri, i bindur se një gjë e tillë është dhe kërkesë e kohës dhe për të mos vuajtur sërish vonesat tona historike. Kjo është një qeveri e dalë nga maxhoranca socialiste dhe aleatët e saj, por që synon të marrë nëpërpjet votave tuaja një konsesus sa më të gjerë popullor. Më lejoni që të kërkoj përpara jush, edhe besimin e publikut shqiptar se kjo qeveri do të meritojë të drejtën e shenjtë për t'i shërbyer atij me transparencë e profesionalizëm.
Dëshiroj të ftoj në votën pro dhe opozitën shqiptare, jo thjesht në procesin e votbesimit të qeverisë, por në marrjen përsipër dhe pranimin nga ana e saj e sfidave të qeverisjes dhe bashkëndarjes së përgjegjësive institucionale për realizimin e tyre.