Të njohim Europën përmes librit, një javë në Durrës
edukimi i të rinjve mbi të drejtat e njeriut dhe të qytetarisë demokratike, si një proces shumë i rëndësishëm në integrimin e shoqërisë shqiptare drejt standardeve të demokracive të vendeve të zhvilluara evropiane. Në kuadër të këtij aktiviteti u realizua takimi i të rinjve dhe mësuesve me ministrin si dhe studiuesin e botuesin Ndriçim Kulla mbi sensibilizimin e të rinjve mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë, promovimit të librit si një instrument që ndikon në zhvillimin dhe fitimin e lirisë individuale ku kërkojmë të arrimë një impakt shumë pozitiv në zhvillimin e qytetarisë demokratike dhe përfshirjen aktive të të rinjve në shoqëri dhe në vendimmarrje. Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve z. Ferdinand Xhaferaj u shpreh se si dashamirës i librit, nuk mund ta fsheh kënaqësinë dhe dëshirën e veçantë që ishte i pranishëm në këtë takim, i cili promovon një nga vlerat më sublime të shoqërisë njerëzore, librin. Padyshim libri theksoi ai, ky produkt intelektual, i cili ka qenë një nga prijëtarët e mendimit dhe përparimit në historinë tonë kombëtare, por edhe në mbarë evolucionin botëror, mbetet ende një nga instrumentet më me vlerë në njohjen e identitetit, kulturës, dijes, dhe vlerave që mbart një shoqëri e emancipuar. Ndërkohë gjatë kësaj jave, e cila është quajtur Java Europiane në tre gjimnaze të Durrësit janë dhuruar nga MTKRS dhe Këshilli i Europës materiale informative dhe libra me autorë europiane mbi demokracinë, pjesëmarrjen dhe qytetarinë me qëllim njohjen e identitetit, vlerave historike dhe kulturore të Bashkimit Evropian.
Last Updated on E Enjte, 06 Maj 2010 20:22