Të pakënaqurit e Drenasit, formojnë “partinë” e tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot po qëndron në Drenas, në komunën prej nga vjen kryeparlamentari, Jakup Krasniqi.
Burimet e Indeksonline tregojnë se, Thaçi ka shkuar në këtë komunë për të diskutuar rreth emërimit të kandidatures për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së.
Ndërkohë, Indeksonline mëson se një grup veprimtarësh nga kjo komunë, janë duke diskutuar rreth formimit të një iniciative qytetare për të garuar në zgjedhjet lokale.
Ky veprim i të pakënaqurve në partinë e Thaçit në Drenas, vjen pas shuarjes së disa nëndegëve të PDK-së në komunën e Malishevës./Indeksonline/