E Diel, 1 Nëntor 2026

Të paktën 45 mijë familje në Berlin mbetën në errësirë, dyshohet se ekstremistët e majtë shkatërruan kabllot elektrikë

Të paktën 45,000 familje dhe rreth 2,200 kompani janë përfshirë nga errësira totale në Berlin.

Në disa zona nuk ka energji elektrike, nuk ka internet, rrjetet celulare, dyqanet e bankomatet  janë jashtë funksionit,  ndërsa  semaforët janë fikur .

Po ashtu nga kjo situatë e paprecedentë në mes të dimrit, janë përfshirë edhe disa azile pleqsh dhe spitalet në lagjen ku mungon energjia.

E gjitha filloi në orët e para të mëngjesit të së shtunës për shkak të një zjarri në kabllot e energjisë mbi kanalin televiziv lolal, Teltow.

Dyshohet se shkak i kësaj situate të jashtëzakonshme është bërë  shkatërrimi i kabllove nga një  grup ekstremist i krahut të majtë.

Jeta e përditshme e qytetarëeve është ndërprerë  sikur të ishte në ndonjë skenar i  filmave e serialeve të shumta në platformat televizive.

Ky tmerr modern po ndodh në disa lagje të metropolit gjerman dhe sipas policisë, autorët e tij besohet të jenë të majtët ekstremë që janë shprehur kundër të ashtuquajturit “model I jetesës imperialiste”./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›