E Enjte, 5 Nëntor 2026

Të paktën katër të vrarë pas sulmit rus në Lviv

Rusia ka intensifikuar sulmet në Ukrainën perëndimore larg vijës së parë të luftës, duke lënë të vdekur të paktën katër persona në qytetin Lviv.

Zyrtarët e Kievit deklaruan se ky është sulmi më i rëndë në zonat civile që kur Kremlini nisi pushtimin e territoreve të Ukraines.

Sulmi me raketa gjatë natës shkatërroi çatinë dhe dy katet e fundit të një ndërtese banimi, duke plagosur gjithashtu nëntë persona.

Forcat e Kremlinit kanë goditur vazhdimisht zonat civile në Ukrainë, megjithëse zyrtarët rusë thonë se ata zgjedhin vetëm objektiva ushtarake.

Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka ngritur alarmin se Kremlini po planifikon provokime në objektin e termocentralit të Zaporizhias, zonë e pushtuar nga Rusia.

Në ditët e para të luftës, Lviv shërbeu si një pikë kryesore tranziti për miliona refugjatë nga pjesë të ndryshme të Ukrainës, që kaluan kufirin për në Europë. Qindra mijëra ukrainas nga lindja dhe jugu mbetën në Lviv më të qetë dhe më të sigurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›