E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perdhunosh ligjin te ndezesh luften

Komisioneret vegla te kryeministrit Berisha ne KQZ me Arben Ristanin ne krye dhane dje gjithe diten nje shfaqje ekzemplare te dhunimit te ligjit. Kjo katershe politike e ka telendisur prej kohesh me arbitraritetin e vet shembullor ligjin baze te zgjedhjeve. Ma merr mendja se dje e vrau per fare. Nuk besoj se ka me kuptim te flasim per Kod Zgjedhor pas asaj qe pame e degjuam ne sallen e mbledhjeve te KQZ-se.

Koncentrati i asaj shfaqjeje tragjike mund te konsiderohet pjesa kur nenkryetarja Deshira Subashi i drejtohej ne menyre te sterperseritur Arben Ristanit apo drejtoreshes juridike te KQZ-se me pyetjen Mbi cilin nen te Kodit Zgjedhor mbeshtetet kjo qe po beni

Per kete pyetje elementare publiku priti me kot nje pergjigje elementare Mbeshtetet ne nenin iks. Askush nga pala e qeverise ne KQZ nuk kishte dhe nuk mund te kishte nje pergjigje per arsyen e thjeshte se Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise i miratuar konsensualisht nga deputetet e Kuvendit te Shqiperise nuk ka asnje nen ku te mbeshtetet katrahura e djeshme.

Fytyra e drejtoreshes juridike ne momentin me te nxehte juridik te procesit zgjedhor nuk dukej gjekundi dhe perjashtimi i saj nga teatri i ngjarjeve kishte kuptimin e perjashtimit te vete ligjit dhe Kodit Zgjedhor nga seanca. Procesi nuk ishte me juridik por teresisht politik. Nuk referohej me Kodi por arroganca e kartoneve arbitrariteti partiak retorika e vullnetit te qytetareve qe realisht nuk ka asnje kuptim jashte kuadrit ligjor ku shprehet.

Heshtja e Ristanit sikur gjoja po injoronte Subashin perkthehej me frazen kyce te diktaturave dhe diktatoreve ligji jemi ne.

Por bashke me kete pergjigje te pazeshme Ristani leshonte edhe ndonje urdher te tipit mos fol apo ndonje hungerime onomatopeike shprehje e nje turbullire mendore qe mund ti vinte nga lodhja pse jo edhe nga vetedija e krimit elektoral qe po permbushte live faqe gjithe shqiptareve.

Ta permbledhim Ne asnje nen te kodit Zgjedhor nuk gjen mbeshtetje ajo qe beri dje Arben Ristani dhe tre komisioneret e tjere te shumices ne KQZ. Ne asnje nen nuk mbeshtetet miratimi me kater vota i aktit normativ kur duheshin minimalisht pese vota. Ne asnje nen nuk mbeshtetet shnderrimi i KQZ-se ne KZAZ. E te tjera.

Ne zgjedhjet politike te qershorit 2009 kjo katershe shkeli brutalisht dy nene te Kodit - nenin 136 dhe nenin138 - per te dale aty ku kerkonte te dilte shefi i tyre Sali Berisha te mosrinumerimi i votave ne Berat Tirane dhe Shkoder sipas kerkeses se paraqitur nga PS dhe dy anetare te KQZ-se.

Ne zgjedhjet vendore te vitit 2011 e njejta katershe shpiku nga mendja e vet dispozita te paqena per te dale serish aty ku kerkon te dale kryeministri Berisha te marre ne tavolinen e Ristanit ate qe nuk e mori ne kutite e numeruara ne syte e gjithe kombit.

Heren e pare kjo katershe mohoi dhe dhunoi dy nene qe ekzistonin ne Kod. Heren e dyte kjo katershe shpiku nene qe nuk gjenden ne Kod. Ne te dyja rastet kater zyrtare qe paguhen nga taksapaguesit per te zbatuar Kodin u ngriten mbi Kuvendin i vetmi qe ka tager te ndryshoje dhe beje ligje. Ne te dyja rastet keta kater zyrtare permbushen akte arbitrariteti me elemente te grushtit te shtetit.

A nuk eshte grusht shteti ti mbivendosesh dhe ti marresh tagrat ligjore Kuvendit te Shqiperise Pasojat e heres se pare i kemi pare ne gjithe zhvillimin dhe produktin e krizes politike te periudhes shtator 2009 - janar 2011. Refuzimi i kerkeses se Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ne BE e ka zanafillen te refuzimi i kesaj KQZ-je per te zbatuar nenet 136 dhe 138 te Kodit Zgjedhor. Vrasja e kater qytetareve ne demonstraten opozitare te 21 janarit e ka zanafillen tek i njejti akt.

Pasojat e heres se dyte nese vazhdon kjo maskarade mund te jene me te renda. Faktikisht kjo katershe komisioneresh dhe Sali Berisha qe qendron pas tyre i propozuan dje Shqiperise nje krize politike akoma me te thelle e me te demshme se e deritanishmja.

Te shkelesh ligjin eshte te dhunosh demokracine te ngresh tensionet te provokosh kundershtarin te damkosesh vendin para Europes dhe SHBA-se. Te shkelmosh ligjin eshte ne fund te fundit te ndezesh luften sepse askush qe ka si busull lirine dhe shtetin e se drejtes nuk mund te pranoje dhunimin e tyre.

shte shume e habitshme perse u ndermor nga Berisha dhe Basha kjo prove brutale force kur fare mire ata mund te lejonin KQZ-ne te shpallte rezultatin per Tiranen sic thote Ligji dhe mandej te ndiqnin te gjitha shkallet e ankimimit.

shte e habitshme dhe shqetesuese gjithashtu qe keta kane ngulmuar ne proven e tyre te forces dhe nuk jane ndalur edhe pas sugjerimeve te qarta te partnereve nderkombetare drejtuar KQZ-se per te shpallur rezultatin dhe per te mos u shnderruar ne KZAZ.

Rezultati i ngushte eshte nje drame per ate qe humbet. Kjo dihet dhe mirekuptohet nga te gjithe. Ne raste te tilla ka shume dyshime dhe ndjeshmeri ne qarkullim. Vetem Ligji na ndihmon te gjitheve per ta mbyllur procesin me drejtesi dhe transparence. do rruge tjeter te con ne qorrsokak dhe perplasje.

Askush nuk e paragjykon Lulezim Bashen dhe Berishen qe po kerkojne prova andej-kendej per ti ankimuar. Por ata nuk po ankimojne. Ata po kerkojne te shpallen fitues jashte sistemit qe ka krijuar Kodi per tia lene pasketaj barren e ankimimit opozites. Te sakrifikosh per kaq gje Kodin KQZ-ne dhe Zgjedhjet ne nje ane dhe te hapesh lufte me

Opoziten dhe Perendimin ne anen tjeter - kesaj i thone per nje plesht te djegesh jo jorganin por vatanin. Duhet te jene shume driteshkurter te hedhin ne ere kaq shume karta per kaq pak gje kur dihet se ankimimet do te behen se do te behen.

Cilido qofte motivi i vertete i arbitraritetit te tyre ne kete faze te procesit ata nuk mund te bindin njeri me retoriken e leximit te vullnetit te cdo qytetari. Vota e cdo qytetari duhet numeruar e respektuar patjeter por ne vendin e vet jo si zogjte e qyqes. Jashte kutise perkatese qe per me teper zbulohet pasi ka mbaruar loja vota eshte e dyshimte dhe per rrjedhim e pavlefshme.

Dikush e hedh pa dashje dikush e hedh me dashje per ta bere vete te pavlefshme. Format e pavlefshmerise se votes jane te larmishme. I kemi pare gjate numerimit. Edhe pavlefshmeria eshte shprehje e vullnetit te zgjedhesit.

Nderkaq nuk perjashtohet mundesia qe vota te tilla te futen me dore apo te nxirren nga xhepi prej komisionereve dhe numeruesve manipulatore. E verteta e qeruar e votave ne kutite e gabuara nuk gjendet kurre. Prandaj ato jane shpallur kurdohere te pavlefshme. Nuk kemi asnje precedent qe i shpall te vlefshme. Edhe OSBE i ka konsideruar te pavlefshme. do qendrim tjeter do te inkurajonte nje rremuje te papare ne votime.

Shfaqja e djeshme me ndryshimin brutal te rregullave te lojes gjate lojes dhe me keq akoma me shpikjen e rregullave te reja te permbysjes kacakce te rezultatit per Tiranen na tregoi fillimin e nje odiseje te re perplasjesh konfliktesh dhe betejash politike e ligjore qe nuk dihet sa do te zgjasin.

Berisha me Ristanin kane ne dore ta ndalojne sot kete konflikt te ri te panevojshem per shoqerine shqiptare. Por jo neser-pasneser kur ti kene shkuar ne fund aventures se tyre.

Kandidati i Qeverise per bashkine e Tiranes Lulezim Basha ka rolin e tij te pazevendesueshem ne kete zhvillim dramatik. Ai duhet ta dije se ne skenarin e djeshem te Arben Ristanit nuk po ben gje tjeter vecse po humbet gjoja duke fituar nderkohe qe kishte fituar shume si politikan i ri duke humbur me vetem dhjete vota.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›