Të përndjekurit, lista e personave që marrin dëmshpërblimin
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme listën e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital.
Masa e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve, me dënim kapital të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve, të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist", të ndryshuar. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë.
Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura, sipas nenit 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar. "Shekulli" publikon sot listën e plotë të personave që do të dëmshpërblehen.
Shikoni dokumentin ne pdf