E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perseriten zgjedhjet ne Lezhe

Partia Socialiste ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor një kërkesë-padi, përmes së cilës kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës.

'Partia Socialiste ka pretenduar se shkeljet kanë qenë të tilla që shkaktojnë pavlefshmerinë e zgjedhjeve në këtë qark, me pasojë përsëritjen e zgjedhjeve. Për këtë gjë u depozitua një kërkesë-padi, jemi në pritje të gjykimit të kësaj cështje", tha Koli Bele, jurist i PS-së. Partia Socialiste ka kërkuar pavlefshmëri në 6 qendra votimi në qarkun e Lezhës. Në 4 prej tyre sipas PS, shkak është intimidimi i zgjedhësve për shkak të vrasjes në qytetin e Laçit ndërsa Pas zgjedhjeveRama takon aleatët Mbyllet rinumërimi i ShkodrësKolegji shtyn kërkesën e PS në dy të tjera rezulton se kanë votuar emigrantë që në të vërtetë nuk gjendeshin në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve. Ndërkohë që socialistët janë në pritje të gjykimit të kërkesë-padisë për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë, Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë kërkesën e bërë po sot nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste, Koli Bele për ndërprerjen e hetimit të qarkut të Shkodrës, që pas rinumërimit në KQZ, nuk pati asnjë ndryshim të rezultatit. 'Ishte e panevojshme te investohej Kolegji ne kete rast, ne nje kohe kur nuk ka ndryshime te rezultati, procesi tregoi se pretendimet nuk qendronin", tha Bele. Partia Socialiste kishte kërkuar ndërprerjen e rinumrimit të votave të qarkut të Shkodrës në Komisionin Qendror të Zgjdhjeve pasi KQZ nuk ka kuorumin e duhur për të vendosur hapjen e kutive duke i shtuar kësaj edhe përfundimin e afatit të shqyrtimit të kërkesës së Partisë Republikane. Por tani që procesi ka përfunduar, sipas PS, vazhdimi i hetimit në Kolegj Zgjedhor nuk do të bënte gjë tjetër veçse të vononte procesin e finalizimit të tij.             / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›