E Shtunë, 31 Tetor 2026

ldquoPermbyllni procesin zgjedhorrdquo

Ambasadori Italisë në Tiranë Massimo Gaiani në një intervitë për Top Channel thotë se zgjedhjet e 23 qershorit dëshmuan një shpirt të madh demokratik të popullit shqiptar.

Sipas tij, një prej elementeve që goditi pozitivisht bashkësinë ndërkombetare, përveç zhvillimit të procesit elektoral, ishte ajo që erdhi pas, pranimi reciprok dhe respekti që palët i dëshmuan njëra-tjetrës. Ambasadori Gaiani deklaron se ne “kërkojmë me forcë që procesi të mund të mbyllet shpejt, ne respekt të popullit shqiptar, i cili u impenjua fuqimisht në procesin elektoral, si dhe për të ruajtur këtë besim të madh që Shqipëria ka marre nga institucionet nderkombetare.Kryediplomati italian i jep përgjigje edhe disa pyetjeve që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. "Perpara zgjedhjeve, pati nje vonese ne afrimin e Shqiperise me Europen. Aprovimi i tre ligjeve krijoi kushte te mira per ta nisur kete rruge. Ne gjysmen e tetorit  komisioni do te paraqese raportin e tij. Mendoj se keto muaj qe jane mes marrjes se detyres nga qeveria e re dhe vendimit te Keshillit te Europes rreth fundit te dhjetorit, jane thelbesore. Nga ana e Italise, ne nuk do te mungojme se kryeri cdo veprim, por i kerkojme Shqiperise, qe tna ndihmojë ta ndihmojmë.Nese muajt përpara nesh do te perdoren plotësisht per te permiresuar, shtetin e së drejtës, për të forcuar drejtësinë, për të luftuar korrupsionin dhe krimin, mundesite jane shumë të mira. Procesi zgjedhor shkoi shumë mirë dhe do të jetë sigurisht një faktor që do të peshojë shumë në vendimin e dhjetorit, por ka shume gjera te tjera qe duhet permbushen dhe shume do te varet se si do te perdoret kjo periudhe, nga tani deri ne fund te dhjetorit", tha ambasadori. Intervistën e plotë të ambasadorit Gaiani dhënë gazetarit Muhamed Veliu, ku ai ndalet edhe në çështje që lidhen me qeverinë e re dhe marrëdhëniet që priten të ndërtohen me kabinetin Rama, mund ta ndiqni në edicionin qendror të lajmeve në orën 19:30 në Top Channel. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›