E Martë, 3 Nëntor 2026

Të prekurit nga platforma e META-s, Zuckerberg u kërkon falje familjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Meta, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje familjeve të pranishme në seancën dëgjimore të Senatit, duke thënë se i vjen keq për vuajtjet e familjarëve të tyre.

“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar. Askush nuk duhet t’i kalojë ato që kanë vuajtur familjet tuaja dhe kjo është arsyeja se pse ne investojmë kaq shumë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në të gjithë industrinë për t’u siguruar që askush nuk duhet të kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”, ai tha, transmeton CNN. 

Në përgjigje, senatori republikan i Misurit, Josh Hawley, i bëri thirrje Zuckerbergut si miliarder, të “kompensojë” familjet, fëmijët e të cilëve janë prekur nga platformat e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›