Të premten formatohet kalendari i ri i Serie A: ja përjashtimet dhe kriteret e përpilimit të sezonit italian
Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...
18:52
Të premten formatohet kalendari i ri i Serie A: ja përjashtimet dhe kriteret e përpilimit të sezonit italian
Lapsi.al21 June 2022
Shorti për kalendarin e Serie A 2022/2023 është caktuar për të premten në orën 12 në mesditë (13 gusht 2022/4 qershor 2023). Ashtu si vitin e kaluar, do të jetë një kalendar asimetrik: radha e fazës së dytë, pra, nuk do të jetë paralele me ato të fazës së parë. Tashmë në gusht, me merkaton ende të hapur, janë planifikuar 4 javë. Për shkak të Botërorit, në tre muajt e parë do të luhen 15 javë. Rikthehet play-off për titullin në rast të mbërritjes me pikë të barabarta mes dy skuadrave.
Në shkurt ishin përcaktuar datat e turneut 2022-2023 dhe pikërisht për shkak të Katarit '22 kampionati do të nisë shumë herët, në fundjavën 13-14 gusht dhe do të mbyllet më vonë, me raundin e fundit të planifikuar për të dielën 4 qershor 2023. Midis, ndalesa e gjatë për t'u lënë vend ekipeve kombëtare, me Serie A që do të jetë e impenjuar deri në fundjavën e 13 nëntorit, përpara se t'i japë vendin Kupës së Botës që do të nisë më 21 nëntor.
Rrjedhimisht, nga gushti të paktën deri në ndërprerjen e nëntorit, do të luhet çdo javë edhe të mërkurën, me Serie A të alternuar me kupat e Europës.
KRITERET PËR PËRPILIMIN
1) Nuk mund të ketë më shumë se dy çifte ndeshje të njëpasnjëshme në shtëpi dhe/ose transfertë për fazë.
2) Në rast se ka dy çifte ndeshjesh radhazi në shtëpi dhe/ose transfertë, një çift ndeshjesh duhet të jetë domosdoshmërisht në shtëpi dhe tjetri jashtë fushe.
3) Në katër turnet e mesjavës nuk mund të luhen derbet e Milanos, Torinos, Romës, ai toskan dhe kampan, si dhe ndeshjet ndërmjet Atalantës, Interit, Juventusit, Lazios, Milanos, Napolit dhe Romës.
4) Në javën e parë dhe të fundit nuk mund të programohet asnjë derbi. Këto lloj ndeshjesh duhet të zhvillohen në javë të ndryshme.
5) Nuk mund të përsëritet asnjë ndeshje (e njëjta ndeshje në të njëjtën javë, me të njëjtin rend në shtëpi/transfertë) në krahasim me kalendarin 2021/2022.
6) Në javën e parë, nuk mund të përballen, pavarësisht nga rendi shtëpi/transfertë, shoqëri që janë ndeshur tashmë në javën e parë të dy javëve të mëparshme.
7) Në javën e fundit, nuk mund të takohen, pavarësisht rendit shtëpi/transfertë, shoqëri që janë takuar tashmë në javën e fundit të dy kampionateve të mëparshme,
8) Klubet pjesëmarrëse në Champions League (Milan, Inter, Juventus, Napoli) nuk mund të shortohen me klubet pjesëmarrëse në Europa League (Lazio dhe Roma) dhe Ligën e Konferencave (Fiorentina) në javët pas një raundi të Europa League/Liga e Konferencave.
Aurelio de Laurentiis, gruaja e tij Jacqueline Baudit, djali i tyre Edoardo dhe vajza e tyre Valentina po hetohen për kontabilitet të rremë në kuadër të transfe...
Për të paktën një herë, pa asnjë merkato futbolli apo analizë taktike, José Mourinho ka dhënë një intervistë për Forbes duke u fokusuar në aspektet më psikologj...
Dukej si një marrëveshje tashmë e mbyllur, e kompletuar me një njoftim të ardhshëm zyrtar, por tani ardhja e Paulo Dybala te Inter është shtyrë. Zikaltrit në di...
Manchester United ka nisur kontaktet e para me Christian Eriksen. BBC raporton se optimizmi po rritet në shtëpinë e Red Devils për ta sjellë danezin nën urdhëra...
Christophe Galtier do të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germain. Sipas L'Equipe, tani pritet vetëm statusi zyrtar. Parisienët janë gati të paguajnë dëmshpërbl...
Ndryshe nga sa ka zgjedhur Tirana e Partizani, skuadrat e tjera shqiptare të impenjuara në kompeticionet Europiane, Laci ende nuk ka nisur fazën përgatitore, pa...
Debutimi në kikboks me fitore për Elisabetta Canalis: modelja e shoëgirl-i ka mposhtur me pikë influencuesen Rachele Muratori në "The Night of Kick and Punch – ...
Dje ruse, sot gjeorgjiane. Tenistja Natela Dzalamidze ka vendosur të ndryshojë kombësinë për të shmangur ndalimin e vendosur nga Wimbledon. Organizatorët e turn...
Lajm i keq për Cristiano Ronaldon. Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse, një nga makinat sportive luksoze me vlerë 2.1 milionë euro i sulmuesit të Manchester Unit...
Skandal i ri fiskal në botën e futbollit: Samuel Eto'o, ish-lojtari i Barcelonës dhe Interit, është dënuar në Spanjë për evazion fiskal. Sipas Marcas, sulmuesi ...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.