Të premten mblidhet parlamenti i ri

Të premten në Tiranë mblidhet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e pëgjithshme të 25 prillit. Seanca pritet të hapet nga deputetja e PS-së Luljeta Bozo, si deputetja më e moshuar.
Seanca pritet të vazhdojë me verifikimin e mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre. Lindita Nikolla është e përzgjedhura e socialistëve për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë.
Pritet që gjatë seancës inagurale të ketë përplasje mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit rikthehet në parlament pasi e bojkotoi atë gjatë legjislaturës së kaluar.
Me interes priten raportet e komisioneve të mandateve dhe imunitetit. Veç fatit të ish kreut të PD dhe kryeministrit Sali Berisha e ardhmja e të cilit në parlament është në dyshim për shkak të shpalljes nga SHBA si person ipadëshirueshëm, ka zëra se në parlament do të pengohen të hyjnë dhe emra të tjerë.