E Enjte, 5 Nëntor 2026

Merkel në Tiranë, takimi i parë me Ramën

Ambasada gjermane në Tiranë ka zbuluar detaje nga vizita e kancelares Angela Merkel më 14 shtator në Shqipëri. Sipas njoftimit zyrtar në rrjetet sociale , takimin e parë zonja Merkel do e ketë me kryeministrin Rama. Më pas do të ketë një takim me krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. 
STATUSI NGA AMBASADA GJERMANE
Kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator !
Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në. Në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës,  Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, shkruhet në status.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›