Të premten takimi Rusi-BE, për krizën ekonomike
Zhvillohet të premten në Nisë të francës, takimi Rusi -BE. Në një kohë kur ekzistojnë kërcënimet nga kriza ekonomike globale, liderët e bashkimit europian dhe ata rusë do të përpiqen të përafrojnë qëndrimet mes tyre, pavarësisht ndarjeve që kanë për Gjeorgjinë, pas ndërhyrjes ushtarake të rusisë në perëndim të gjerogjisë. Pikërisht për ketë cështje, u ndërprenë edhe bisedimet gushtin e kaluar. Bisedimet përqëndrohen edhe në paktin e bashkëpunimit dypalësh dhe në krizën globale financiare. Takimi në resortën e Nisës,ndërmjet delegacionit të kryesuar nga presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe presidenti rus Dmitry Medvedev do të përpiqen të shujanë disa konflikte përpara se të marrin pjesë në samitin e G 20-ës në ëashington. Palët gjithashtu do të fokusohen në bisedimet e tyre për sigurinë dhe furnizmin nga rusia me energji dhe karburant. Ndërkaq përfaqësuesi i lartë i bashkimit europian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Javier Solana ka deklaruar se takimi bashkimi europian-rusi , do të jetë efektiv. Sipas tij, takimi do të përmirësojë marëdhëniet bilaterale , duke kontribuuar në gjetjen e nje përgjigjeje të përbashkët për krisën fiannciare globale. Solana shtoi se këto raporte me rusine duhet të udhëhiqen nga pragmatizmi , por edhe nga parimet.