E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë: Thyejnë tabutë, dhuna jo më çeshtje private

Gratë shqiptare kanë filluar të thyejnë tabutë e së shkuarës, duke mos e konsideruar më dhunën në familje, një çështje private. Sipas të dhënave nga ministria e brendshme, në 2008-ën është 3 fishuar numri i grave që denoncojnë dhunën e ushtruar nga bashkëshortët e tyre. Në vititn 2007 ky numër ka qenë 284, ndërsa këtë vit numri i denoncimeve ka arritur në 612.
Një ndër shkaqet që gratë e denoncojnë dhunën pranë strukturave të rendit, është fakti se ato e ndjejnë vehten më të mbrojtura, me hyrjen në fuqi të ligjit kundër dhunës në famije, në qershor të 2007-ës. Është ky i ligj I cili u siguron atyre urdhërin e mbrojtes nga shteti si dhe përkrahje e kujdes social. Për të rritur angazhimin në luftën kundër dhunës në familje dhe mbështetjen e viktimave, 5 ministritë e linjës kanë nënshuar marrëveshjen nëpërmjet së cilët do të ndërmarrin masat e duhura ligjore.Ministria e punës nëpërmjet strukturës për masat ndaj dhunës në familje do të drejtojë dhe bashkërendojë punën me të gjitha institucionet e linjës, ministrinë e arsimit, ministrinë e shëndetësisë, minstrinë e brendshme dhe atë të dretësisë, për zbatimin e ligjit për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›