Te rinjte, 20 % perdorues droge

Tirana po kercenohet nga rritja e numrit te perdoruesve te droges. Me te prekurit rezultojne se jane te rinjte dhe kryesisht adoleshentet, te cilet preferojne droga te renda, sic eshte kokaina. Rezultatet paraprake te nje sondazhi te kryer nga specialiste italiane, tregojne se te rinjte shqiptare po bien pre e droges. Nga 290 te anketuar, 20 per qind e tyre nga mosha 17 deri ne 18 vjec kane pranuar se konsumojne droga te ndryshme. Po te njejtat studime tregojne se, vendi yne ka te njejtat shifra me vendet e tjera Evropiane, por ndryshimi eshte se, Shqiperia ka nje numer te vogel te popullsise ne krahasim me vendet e tjera. "Te dhenat paraprake te anketimit e vendosin Shqiperine nder vendet e para, ku perdoruesit e lendeve narkotike jane kryesisht te rinjte. Ajo qe vihet re ne kete sondazh eshte se droga, e cila po perdoret me shume eshte kokaina. Deri tani ne kemi arritur te identifikojme ne te gjithe vendin rreth 10 mije perdorues te substancave te ndryshme narkotike, nje shifer kjo e ngjashme me vendet e tjera te Evropes, por qe kane nje popullsi shume me te madhe" jane shprehur perfaqesuesit e Agjencise Bashkiake Rome per toksiko-dipendencen.
Specialistet italiane ne bashkepunim me institucione te ndryshme ne vendin tone kane nisur projekte, te cilat kane per qellim te ofrojne dhe te shperndajne modelin baze te pervojes se arritur, ne fushen e toksiko-dipendences. Modeli baze eshte marre nga vendi fqinje Italia, dhe eshte duke u praktikuar edhe ne Tirane, ku si prioritet ka ngritjen e dy qendrave rehabilituese per te droguarit. Ky projekt do te shtrihet ne kryeqytet e me pas ne veri te vendit. Te dhenat paraprake te studimit treguan se 20 per qind e te rinjve te moshes 17 deri ne 18 vjec kane provuar drogen, ose jane perdorues te rregullt te saj. Ky studim sipas te dhenave te projektit, eshte realizuar kryesisht ne nxenesit e gjimnazeve te kryeqytetit por edhe tek te rinjte e rastesishem te gjendur ne rruge.
Drejtoria Arsimore: Shifra eshte e fryre
Qe 20 per qind e adoleshenteve te jene perdorues te droges, drejtuesit e Drejtorise Arsimore te kryeqytetit nuk e pranojne. Sipas tyre, hasen raste kur nxenesit perdorin substanca narkotike, por ata nuk mund te evidentohen ne ambientet arsimore. "Shifra e perdoruesve te droges, pra 20 per qind e nxenesve marrin droge, eshte shume e fryre. Une nuk mund te perjashtoj rastet, por ajo qe dua te them eshte se kjo shifer eshte shume here me e vogel" kane pohuar drejtuesit e Drejtorise Arsimore ne Tirane.
ISHP, pa studim per perdoruesit e droges
Instituti i Shendetit Publik ende nuk ka nje shifer te sakte, per sa i perket numrit te perdoruesve te droges. Kjo per vete faktin se, qe nga viti 2000 e deri me sot nuk eshte kryer nje anketim i mirefillte, por mendohet se jane rreth 30 mije narkotike. Sipas specialisteve te ISHP-se, te dhenat kane dale nga studime apo monitorime te bera nga shoqata apo fondacione private, nderkohe qe gjate ketij viti, pritet te kryhet nje studim nga ky institucion per numrin e perdoruesve te droges ne vend.