Korçë,aksident rrugor,plagosen 2 persona
Një aksident rrugor ka ndodhur dje në aksin rrugor Korçë-Voskopojë. Makina tip Benz me targa KO1068 B e drejtuar nga shtetasi Denis Dhimitër Sula 24 vjeç ka dalë nga rruga dhe si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe Arbëror Basholli pasagjer në vendin e parë të mjetit të cilët u dërguan në spital ku shtetasi Sula është në gjëndje të rëndë,ndërsa pasagjeri nuk ka rrezik për jetën. Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe në të cilën udhëtonte automjeti. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Korçës.