Të rinjtë e FRD-së vizitojnë ish- të përdjekurit politik

Ish-të përndjekurit politikë të ngujuar në qiell të hapur në një formë urie proteste kanë kërkuar zgjidhje të kërkesave të tyre duke lajmëruar protesta masive të enjten para parlamentit. Në një deklaratë publike, grevistët kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve që të gjejnë zgjidhje për problemin që i ka çuar në një vendim të tillë sakrifikimi.
Ndërkohë ish të përdjekurve iu janë gjendur sot si mbështetje edhe 15 anëtare të Kryesisë së Frymës së Re Demokratike. Të rinjtë e kësaj force politike qëndruan afër grevistëve duke dëgjuar me vëmendje kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Anëtarët e FRD deklaruan mbështjen e tyre ndaj të përdjekurve.
Të përndjekurit kërkojnë zbatimin e detyrimit ligjor që u njeh legjislacioni por dhe detyrimin moral që ka qeveria ndaj atyre vuajtjeve që kanë përjetuar nëpër burgjet. Sipas tyre me këtë grevë, reagojnë dhe për gjendjen katastrofike në të cilën ndodhet vendi si rezultat i keqqeverisjes.