E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Berat, inaguron shkollën 9- vjeçare "Sali Gjuka"

Kryeministri Berisha, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të shkollës 9-vjeçare "Sali Gjuka", në Urën Vajgurore, Berat ku tha se investimet në arsim dhe përkujdesi financiar ndaj arsimtarëve është një proces në zhvillim.
 

Vetëm në qarkun e Beratit, në një periudhë gjashtë vjeçare, janë ndërtuar apo rindërtuar 70 shkolla. Kreu i qeverisë shtoi se buxheti për arsimin gjashtë vite më parë ishte rreth 25 miliardë lekë, sot, buxheti për arsimin në sektorin publik e privat është mbi 50 miliardë lekë.
 

“Krahas dyfishimit të buxhetit në sektorin publik, në Shqipëri po zhvillon e konsolidohet më shpejt se çdo vend tjetër, kontributi i sektorit privat në fushën e arsimit. Nga statistikat e fundit nga Ministria e Arsimit dhe rezulton se sot, në Shqipëri janë 540 institucione arsimore private, një nga më të bukurat është korpusi i universitetit që inauguruam sëbashku dy javë më parë, në Berat. Duke përgëzuar të gjithë ata që vendosin të investojnë në arsim i siguroj se qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin tyre. Ata, të cilët ia dolën gjatë zhvillimit të tyre të angazhojnë sektorin privat në arsim, qëndrojnë sot, në krye të cilësisë, në krye të dijes së botës dhe ne do të marrim shembullin e tyre” tha Berisha.
 

Pasi vizitoi ambientet e shkollës, Kryeministri Berisha e konsideroi inaugurimin e kësaj shkolle, investim me vlerë 67 milionë lekë dhe e standardeve bashkëkohore, me 23 klasa, 4 laboratorë dhe mjedise sportive, një tjetër dëshmi e vëmendjes që i është kushtuar modernizimit të infrastrukturës arsimore
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›