"Te rinjte e sotem jane energjia e se nesermes"
Interviste me Prof. Dr. Savatore Messina: Te rinjte e sotem jane energjia e se nesermes
Perse keni zgjedhur kete festival per te promovuar identitetin dhe vlerat e turizmit shqiptar?
Te rinjte e sotem do te jene drejtuesit e te nesermes. Ata jane juristet, ekonomistet, shkrimtaret, artistet dhe ministrat e ardhshem. Prandaj e quaj te rendesishme kete kujtese kulturore qe merr energji ne kete vend te trashegimise shqiptare. Ky eshte identiteti i tyre i se ardhmes.
Ka qene e veshtire per ju te organizoni dhe te koordinoni kete festival te ketyre permasave?
Si cdo nisme e pare, besoj se kerkon shume vullnet, dashuri dhe perpjekje. Gjej rastin te falenderoj rrjetin e bashkepunetoreve tane qe nga MTKRS-ja, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Puneve te Jashtme, Qarku i Fierit, te cilet e mbeshteten dhe besuan tek kjo nisme e EUFT-se. Pastaj edhe sponsoret qe dhane ndihmesen e tyre. Une besoj se Universiteti nuk duhet te ekzistoje vetem si nje vend ku studiohet dhe mesohet, por edhe si vend ku lidhet pazgjidhshmerisht teoria me praktiken. Ne si universitet kemi per detyre te bejme te rriten kompetencat ne fushen e turizmit ne kete vend dhe jo vetem ne kete vend, pra me gjere, duke patur parasysh se ne jemi nje Universitet Europian i Turizmit.
Detyra jone mbetet te nderhyjme pozitivisht ne bashkimin e vlerave turistike te Shqiperise dhe promovimin e tyre ne hapesirat europiane. Nese do te shpjegoja me thjesht, do te shprehesha se Shqiperia eshte e mbushur me shume shishe, te cilat duhet te prezantohen ne forme koktejli turisteve te huaj dhe mundesisht ate qe ai deshiron.
Kam vene re se ketu mungojne bar-menet, ata qe mund te bashkojne prodhimin ne nivel turistik me merkaton qe do ta kerkonte. Ne perpiqemi te japim nje pergjigje, duke nderhyre ne politikat e turizmit dhe duke gjetur nje zgjidhje, qe eshte promovimi i vlerave turistike nepermjet promovimit te talenteve te reja.
Jeni shprehur se ky festival do te kete nje vazhdimesi. Si do te jete ecuria e tij?
Cdo vit ne te njejten date, 9 maj, cdo vit me kete karte, qe eshte energjia dhe dinamika pozitive e rinise shqiptare. Une besoj ne kete promovim. Ky festival nuk ka asnje ngjyre italiane, dua qe kjo te jete e qarte per te gjithe. Ne jemi nje universitet europian dhe bashkepunimet tona jane me shume simotra tonat ne France, Gjermani, Itali, Finlande, Norvegji, etj. Ky festival ishte i mire, ka patur nje impakt ne publik, por natyrisht qe ne nje edicion te dyte do te kete me shume pjesemarres protagoniste, te ftuar nga shkollat Europiane.
Kur do te realizohet turi i finalisteve ne Bruksel?
Kemi specifikuar daten e fillimit te sezonit te ri universitar, nentor-dhjetor 2010 dhe shkurt-mars 2011, ku fituesit do te jene ne kontakt te drejtperdrejte me kulturat europiane. Jane disa praktika qe kushtezohen nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Turizmit.
Cfare keni mesuar nga ky festival, nga ky kontakt i drejtperdrejte me rinine shqiptare?
Kam mesuar kush eshte forca dhe vullneti i te rinjve shqiptare, kush eshte aftesia dhe identiteti qe ata kane, kush eshte deshira e tyre per t'u zhvilluar, kush jane aftesite e tyre per te mberritur ne qellimin qe ata i kane vene vetes, edhe duke u perplasur dhe duke sfiduar veshtiresite.
Lista e plote e fituesve:
CMIMI I MADH
PROJEKTI "NENE TEREZA", realizuar nga Florian Salla, Erjet Mucollari, Rojsil Vrapi, Lindar Mucaj dhe Ermir Bilani
KERCIM MODERN
Vendi i Pare- Grupi Alen
Vendi i dyte- Grupi ST Stars
Vendi i trete- Lorina Grup
Cmim Special- Grupi Siluet
BALET SOLO MODERN
Besmir Sula
Eris Tafili
Evadiola Tafa
Cmim Special - Blerina Mucaj
VALLE TRADICIONALE
Vashat Shkodrane
Visaret e Krrabes
Valle Came- Grupi Adrion
Cmime Speciale
Vajzat e Zhejes
Vajzat e Semanit
Apolloni i Ri
KENGETARE
Maria Prifti
Anisa Dervina; Seda Cano
Eduardo Kondakci; Stefan Marena; Besa Breca
GRUPE ROCK
Laura
The Sismic
Vladislav
The Storm
Black Rose
Bon Bon Band
AKTRIM MONOLOG
Liridona Gashi dhe Aida Shkembi
Marsel Rupi
Nestor Furrxhi
PANTOMIMET
Rafael Hoxha
Grupi Harmoni
KRIJIMTARI
Esmeralda Sokoli
Fatos Shuli
Daniela Pepa; Flurdina Shima
Cmime Speciale: Fiona Ismaili; Xheniona Aliaj
AKTRIM POEZI
Flavia Myrtaj
Rexhina Leka
Grisela Gjokaj
INSTRUMENTISTET
Fabian Cesma
Oketa Belegu; Sonja Alisinani
Albania Bras Kuintet; Kuarteti Art Tirana
PIKTURE DHE SKULPTURE
Esmeralda Baha
Gejsi Tafa
Endri Doce; Xhuli Lika
Cmimet Mirenjohjeje Pikture-Skulpture
Evis Kabllo
Florian Zyko
Ervis Skalija
Marigles Memajdini
Albi Yzo
Flora Vreshtazi
Grupi i Shkodres
VEPRA ARTIZANALE
Emiljano Peci
Anita Myftaraj; Keldi Dimo
Luzherta Buzi
KONSTELACIONE/ VIDEO/ FOTO/ KLIP
Brilanta Kadillari
Erilda Seldaj; Desarta Kalluci
Orsiola Mema
Cmim Special ne kete kategori
Ambri Pelingu
Alban Volaj
Besara Sheqeri
Kristia Dhima