E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nene Tereza" triumfon ne Apoloni

Mbreme jane shpallur fituesit e Festivalit "Shqiperia eshte Kulture 2010" i cili kishte si partner mediatik edhe gazeten "Koha Jone". Cmimi i madh u fitua nga Projekti "Nene Tereza", realizuar nga Florian Salla, Erjet Mucollari, Rojsil Vrapi, Lindar Mucaj dhe Ermir Bilani. Drejtori artistik i ketij aktiviteti, Agron Xoxa, tha se ky projekt eshte ne te vertete shume larg cmimit prej 500 mije lekesh, qofte edhe per simboliken qe mbart figura boterore humaniste e Nene Terezes, qe do transmetoje edhe ne rrugetimin e fituesve ne BE. Djemte u shprehen mjaft te kenaqur me cmimin qe rrembyen, ndersa thane se ne kete krijim te tyre nderthuret shume bukur nje figure e njohur boterore si Nene Tereza, me turizmin ne vendin tone, duke qene se portreti i saj eshte realizuar pikerisht nga nje numer i pafundme fotosh te shkrepura ane e mbane vendit. Te pyetur per idene, 5 djemte qe studiojne per Grafike ne vitin e Katert ne Akademine e Arteve, pohuan se ideja dhe koncepti i vepres se tyre ishte krejt origjinal.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›