E Martë, 3 Nëntor 2026

Të rinjtë në TikTok, gazetarja Cerka: Babi e nxirrte nga burgu djalin e mitur, të jemi vigjilentë

Gjashtë të rinj janë arrestuar një ditë më parë, pasi qëllonin me armë zjarri kallashnikov në një kodër në fshatin Hamallaj.

E ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, gazetarja Rovena Cerka u shpreh se janë pikërisht prindërit ato që ndërhyjnë për të nxjerrë nga situata fëmijët e tyre duke menduar se i ndihmojnë.

Gazetarja Cerka tha se është një fenomen shumë shqetësues dhe se në burgun e të miturve në Kavajë një djalë i ka pohuar se është babai i tij që e nxjerrë shpesh nga telashet.

“Ajo që është shqetësuese në të gjithë këtë histori është qasja jonë si prindër ndaj fëmijëve. Kam arritur të intervistoj disa të mitur në burgun e të miturve në Kavajë dhe njëri prej tyre, pohonte se kishte shkuar shumë herë në komisariat dhe ishte gjithmonë babai i tij ai që nxirrte nga situata.

Gjatë dy viteve të fundit, janë më shumë se 2.500 fëmijë të cilët janë shoqëruar në komisariatet e Shqipërisë dhe nuk janë 2.500 të arrestuar apo me masa janë shumë pak ata që janë arrestuar, kush ka ndërhyrë për këto fëmijë, të shuhet problematika e tyre, a janë marrë masa, a kanë punuar psikologët? Një i mitur problematik sot është një kriminel nesër dhe ne duhet të jemi të gjithë vigjilent,” tha gazetarja Cerka.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›