Zhvillimi i turizmit në Gjirokastër – Dhoma e tregtisë sheh si problem mungesën e punonjësve të kualifikuar

Zhvillimi i turizmit në rajonin e Gjirokastrës vitet e fundit po merr një zhvillim të vrullshëm .Ky fakt pozitiv po përballet edhe me probleme siç është mungesa e punonjësve të kualifikuar dhe pa kualifikuar. Këtë e konstaton Kreu i Dhomës së tregtisë në Gjirokastër Maksim Hoxha , ai pohon se kjo çështje është se është kthyer në një problem shqetësues për bizneset që operojnë në sektorin e turizmit dhe jo vetëm.
“Mungesa e fuqisë punëtore dhe njerëz të kualifikuar, vende pune ka plotë dhe pagat janë rritur ndjeshëm në sektorin e turizmit sidomos në sezon”, tha Kreu i Dhomës së tregtisë në Gjirokastër Maksim Hoxha.
Hoxha ju bën apel të rinjve ti drejtohen kurseve profesionale , dhe më pas mos të ngurojnë të punësohen, pasi edhe pagat janë rritur ndjeshëm, thotë ai.
“Ekziston dhe funksionon normalisht shkolla e mesme “Thoma Papapano” tek e cila ka mundësi të hapen degë të hoteleri-turizmit për sektor si recepsioni, kuzhina, kamerier etj”, tha Maksim Hoxha.
Mungesa e fuqisë punëtore e cila tashmë është kthyer në një gangrenë, ndihmohet edhe nga emigrimi ose migrimi I të rinjve jashtë vendit ose drejt Tiranës.
Gazetare: E. Dyrmishi
/RTSH/