Të rinjtë “shkundin” “Ahengun Shkodran”, festa që trashëgon muzikën popullore

Edicioni i 12-të i “Ahengut Shkodran” ka bërë bashkë shumë artistë të rinjë, turistë, shkodran e jo vetëm për të ndjekur këngët e bukura ndër vite.
Kompozitori Bardhyl Hysa tregoi më shumë detaje nga festivali që trashëgon muzikën popullore ndër vite.
“Nuk është e lehtë është përgjegjësi, ideja është të vinë me risi. Unë i testoj këngëtarët, i pyes a e di këtë këngë apo se di. Nëse se dinë, do t’a këndojnë. Martina ka pasur një këngë të veçantë, e pritëm si risi dhe Martina e mori për sipër t’a këndonte. Ky është misioni ynë të sulmojmë vulgaritetin. Këta të tre janë përfaqësues, por kanë spikat që më herët. Martina vjet ka kënduar një këngë tjetër, që e këndojnë vetëm këngëtarët lirik. Denisi studion për kanto”, tha profesori.
Një nga këngëtaret që ishte pjesë e festivalit, Martina Serreqi rrëfeu emocionet kur del para publikut të saj shkodran me këngët e trashëguara ndër vite.
“Ti po tregon vlerat e këngëve të vendit tënd dhe para ke një publik shkodran. Kur më propozoi profesor Bardhi më tha se këtë këngën se ka kënduar askush, kënga ishte “Po shkrihet bora”, teksti dhe kënga janë nga Ndre Mjeda. Kjo ishte e veçanta ime në këtë festival. Isha shumë gati për t’a performuar. E kam pasur pak në fis nga ana e mamit. Dëshirën për muzikë e kam pasur në fis, në familjen time kam persona që merren me muzikë dhe e kanë qejf. Unë kam nisur që e vogël muzikën që në kopsht. Kam marrë çmime të ndryshme”, tha Martina Serreqi.
Gjithashtu edhe këngëtari Denis Fikaj ka shprehur emocionet e përjetuara gjatë festivalit “Ahengu Shkodran”.
“Kam pasur dëshirë të isha pjesë e Ahengut. Janë disa këngë të cilat duhet t’i ruajmë dhe pse jo t’i këndojmë shumë vite më vonë”, tha Denis Fikaj.
Këngëtari Ajdis Hasani theksoi se është hera e dytë që merr pjesë në festival.
“E shijova pa masë,është viti i dytë që unë marrë pjesë. Është një emocion shumë i madh”, tha Ajdis Hasani. /vizionplus.tv