Të rinjtë vuajnë nga ankthi, mjekët: Grupmosha më e prekura nga 17 deri në 40 vjec

Ankthi tek të rinjtë sa vjen e bëhet një fenomen edhe më i përhapur. Specialistët e shëndetit mendor thonë se numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë është në rritje, ndërsa rendisin disa nga shkaqet kryesore.
“Vihet re rritje e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë sidomos për problemet e ankthit, dhe moshat e reja janë ato që dominojnë më tepër. Shkaktarët janë nga më të ndryshmit, ka faktorë social, ka faktorë ekonomik, ka faktorë psikologjikë dhe organik gjithashtu, por ajo cfarë vihet re më tepër në këtë grupmoshë, janë problemet e ndërlidhura, raporte ndërpersonale, raporte me eprorët në vendin e punës, me kolegët në vendin e punës, raportet emocionale, në cift, në partneritet, përdorimi i ekzagjëruar i alkoolit, kafeinës”, thotë mjekja psikiatre Arjan Rreli.
Një prej simptomave kryesore të ankthit, është dhe ataku i panikut i cili shpesh ngjason me atë të një ataku kardiak. Mjekja psikiatre Arjan Rreli, tregon dallimin, ndërsa ju drejtohet të rinjëve me disa këshilla.
“Ataku i panikut ndodh tek personat të cilët kanë një personalitet shumë më të ndjeshëm. Janë persona që në detaje duan ti bëjnë shumë mirë gjërat e veta, dhe ka një konstrukt që ndihmojnë për të shpërthyer, ndërsa shenjat klinike janë të ngjashme, prandaj dhe diferencimi duhet të bëhet nga një profesionist i shëndetit të zemrës. Aktiviteti fizik, është një detyrim ndaj këtij shëndeti, për gjithmonë sa mundemi, të kursejmë njëri- tjetrin nga bisedat toksike, të jemi më tolerant, larg veseve, larg jetës së pashëndetëshme, sic përmendëm ekzagjërimi i përdorimit të kafeinës, të alkoolit, të substancave psikoaktive”
Grupmosha nga 17 deri në 40 vjec, të cilët janë dhe më aktiv në aktivitetet e përditshme, janë më të prirur të vuajnë nga crregullime të shëndetit mendor.