Të rinjtë zhvendosën protestën te Kryeministria, policia pengon grupet e xhirimit të mediave të ndjekin protestuesit te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Policia ndalon grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku edhe është zhvendosur protesta e studentëve.
Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se u është komunikuar nga forcat e policisë se automjetet e mediave nuk lejohet të kalojnë për shkak të perimetrit të vendosur.
Pas Ministrisë së Arsimit, studentët kanë marshuar drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë Selisë së PS, por pa u shoqëruar me incidente.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb