Të rritësh fëmijë? Gjithnjë e më shtrenjtë!
Dy fëmijë janë shumë dhe një është pak. Duket se shprehja e famshme është ulur këmbëkryq në familjet shqiptare sepse kjo është mënyra e vetme për të përballuar vështirësitë ekonomike. Në fakt janë mjekët gjinekolog dhe specialistët e statistikave të cilët na e rrëfejnë shpjegimin e rënies së lindjeve dhe e konsiderojnë një vendim të drejtë të prindërve përball të rrethanave ku ndodhen.
Tashmë është tendenca e prindërve për të pasur pak fëmijë është evidente. Dy fëmijë për një çift duket tmerrësisht shumë. Dhe kjo jo se nuk i dëshirojnë fëmijët por mundësitë ekonomike të shqiptarëve janë gjithnjë e më të kufizuara për ti rritur. Megjithatë mendimi im është që më mirë të kesh pak fëmijë port ë mundesh tu përkushtohesh dhe tiu plotësish nevojat në mënyrë që të rritet sa i shëndetshëm dhe i edukuar,- pohon gjinekologia Mirela Rista në maternitetin Koço Gliozheni. Por në fakt nuk është e vetmja e cila pohon tendencën për të pasur sa më pak fëmijë sepse edhe statistikat thonë të njëjtën gjë. Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë para viteve 90 kishte rreth 85 mijë lindje në vit, ndërsa në vitet e fundit numërohen rreth 35 mijë lindje në vit. Fakti që kemi rreth 50 mijë lindje në vit më pak se para viteve 90, tregon qartë se popullsia jonë, si shumë vende të tjera, është drejt plakjes, – pohojnë specialistët, duke shtuar se numri i lindjeve në vendin tonë ka shënuar një rënie në masën 52%, krahasuar me vitin 1990. Ndërsa drejtoresha e maternitetit Koço Gliozheni pohon se tendenca e shqiptarëve për pak fëmijë është e ngjashme me ato të vendeve të zhvilluara ndaj nuk duhet parë thjesht si aspak negative. Mendoj se kjo është ana negative që sjell rënia e numrit të lindjeve. Por, mendoj se edhe vendi ynë po manifeston në këtë drejtim fenomenin e vendeve të zhvilluara ose të vendeve në zhvillim,- pohon Moisiu. Ndërkohë, të dhënat e dikasterit të Shëndetësisë, pohojnë se, nëse vite më parë mosha mesatare e popullsisë ka qenë 29-vjeç, aktualisht, mosha mesatare është 31.7 vjeç.
Por cilat janë disa nga arsyet që familjet shqiptare po lindin gjithnjë e më pak fëmijë.
Të gjithë specialistë e nisin argumentin me faktin që një fëmijë do shumë përkushtim dhe mundësi të mira ekonomike në të kundërt ai fëmijë nuk do të ketë mundësi të bëjë një jetë me cilësi. Është fakt që një fëmijë që nga momenti që lind ka shpenzime dhe do një përkujdesje të veçantë. Prindërve iu duhet sot që të punojnë për të përballuar jetesën. Dhe ajo çka është më problem është fakti se fëmijët sot është vetëm investim i familjes së tij dhe aspak investim i shoqërisë. Në çerdhe, kopshtet apo shkollat publike fëmijët nuk marrin edukimin e duhur ndërsa ato privatet janë të papërballueshme për shumë shqiptarë, pohon gjinekologia, Mirela Rista. Ndërsa Rubena Moisiu theksoi se tashmë familjet shqiptare kanë filluar të kuptojnë se nuk mund të bëjnë nga 11 apo 12 fëmijë dhe të mos kenë kushte për ti rritur, pasi edhe ndryshimet mes shtresave të popullsisë, ndryshe nga para viteve 90, tashmë kanë filluar të jenë të theksuara.
Janë rritur kërkesat për jetesë. Sot, pa dyshim që prindërit synojnë që tu sigurojnë një jetesë sa më të mirë dhe komode fëmijëve të tyre. Duhet të mendojnë për çdo gjë, duke filluar që nga ushqyerja, arsimimi dhe mundësisht edhe për të ardhmen e tyre.
Ndaj dhe kufizohen, duke lindur sa më pak fëmijë, – pohon Rubena Moisiu, duke shtuar se, duke e parë në këtë aspekt, ky vendim i shumë familjarëve, i duket i drejtë. Sipas saj, tashmë familjet shqiptare kanë filluar të kuptojnë se nuk mund të bëjnë nga 11 apo 12 fëmijë dhe të mos kenë kushte për ti rritur, pasi edhe ndryshimet mes shtresave të popullsisë, ndryshe nga para viteve 90, tashmë kanë filluar të jenë të theksuara.
Më pak fëmijë, si ndihmon planifikimi familjar
Planifikimi familjar, sipas studiuesve, përmirëson mirëqenien e familjes. Çiftet me pak fëmijë kanë më tepër mundësi t”i ushqejnë më mirë, t”i veshin dhe t”i shkollojnë më mirë fëmijët e tyre. E ndërsa kjo dukuri është një ndër vendimet më të rëndësishme për çdo familje, duket se në zonat rurale nuk është marrë seriozisht. Në këto zona, rreth 70 për qind e grave bëjnë me përgjegjës meshkujt për shtatzënitë e padëshirueshme, ndërsa nga ana tjetër, meshkujt jo vetëm që nuk ndihen plotësisht përgjegjës, por janë edhe kundra aborteve. Studimet e autoriteteve shëndetësore tregojnë se planifikimi familjar me metodat tradicionale në vendin tonë zë vendin e parë. Metoda tradicionale e tërheqjes mashkullore zë vendin e parë të mbrojtjes me 67% të përdorimit dhe metodat moderne mund të përmblidhen vetëm me 8%. Këto janë rezultatet përfundimtare të një studimi kombëtar të shëndetit riprodhues në Shqipëri, që është realizuar nga Ministria e Shëndetësisë, ISHP-ja. Me mbështetjen financiare të USAID, UNFPA, UNICEF, është bërë një analizë e plotë për metodat kryesore dhe problemet që shfaqen për planifikimin familjar. Sipas rezultateve të studimit, planifikimi familjar me metoda moderne ngelet më pak i përdorshëm, pasi çiftet shqiptare preferojnë metodat tradicionale. Por, specialistët këshillojnë përdorim më të gjerë të metodave moderne, pasi në këtë mënyrë ulet numri i aborteve, vdekshmëria, amëtare dhe foshnjore. Kështu, studimi tregoi se në Shqipëri ka një shkallë të lartë të përdorimit të metodave kontraceptive, por një shkallë të ulët të përdorimit të metodave moderne.
Varfëri në familjen e pesë njakëve, sa e vështirë të rriten
Ata janë nëntë pjesëtarë në familje. Madje fati deshi tu sillte pesë njakë njëherësh familjes Kupa, për të cilën të gjithë kemi dëgjuar para 6 vitesh se ngjarja ishte disi e veçantë. Kush më mirë se kjo familje mund ta dijë se çfarë do të thotë të rritësh dhe të ushqesh pesë njakë dhe dy fëmijë të tjerë. Diku në zonën e pallateve Gintash në zonën e Laprakës, katin e 8-të ndodhet kjo familje e madhe. Sapo i biem ziles së derës na shfaqet një zonjë disi e dobët dhe dyll e verdhë në fytyrë ku i lexohet lehtë mërzia dhe lodhja pse jo edhe ndonjë shqetësim shëndetësor që mund të ketë.
Megjithatë na fton të futemi brenda me shumë bujari. Apartamenti duket i mirë por jo i pajisur sa duhet me orendit, nëse këtë apartament nuk do ia kishin dhuruar mbase as këtë nuk do ta kishte. Mesa duket kjo do të ishte ndër të fundit ndihma që i dhanë pushtetarët apo dikush tjetër për të rritur fëmijët e saj.
Tek na fton të ulemi diku nënë Fëllanxa na rrëfen edhe mërzin e saj. Pesënjakët tani i kam në klasën e parë. Kam edhe dy fëmijë të tjerë. Ju nuk mund ta kuptoni se sa e vështirë është që të rrisësh në varfëri 7 fëmijë. Zoti mi fali dhe i dua shumë por një zemër nëne vuan pa fund kur i shikon se nuk mundet tiu plotësojë as kushtet më minimale. Janë të vegjël dhe kanë ndonjëherë edhe teka, rrëfen nëna e pesë njakëve. Por duket se tekat e tyre janë shumë pak me hallet që ka zënë familjen Kupa. Varfëria dhe pamundësia për një punë stabël të shoqit e bën akoma më problematike situatën. Ajo pohon se kanë 7 fëmijë dhe të ardhurat mujore janë aq të vogla sa lufta për mbijetesë është shumë e madhe. Unë i dua shumë fëmijët e mi dhe falenderoj Zotin që mi dha. Kur lindën pesënjakët meraku im i vetëm ishte se si do ti rris dhe ky merak ishte me të drejtë sepse gjithnjë e më shumë e ndjej peshën e kësaj përgjegjësia. Shteti më jep vetëm 5 mijë lek të reja në muaj për secilin prej tyre por sa mendoni ju se mund tua plotësoj nevojat me kaq pak lekë,- pohon nënë Fëllanxa e cila nuk e fsheh dot trishtimin e varfërisë që i ka pushtuar familjen. Megjithatë është e lumtur se binjakët e saj gëzojnë shëndet të plotë dhe për fat të mirë ka qëndruar larg dyerve të spitaleve edhe
