“Të shkoftë mbarë”, Zef Hila pranon humbjen në Vaun e Dejës dhe uron kundërshtarin socialist (VIDEO)
Ka përfunduar numërimi në Vaun e Dejës, ku fitues është shpallur Kristian Shkreli.
Shkreli i Partisë Socialiste ka fituar bashkinë e Vaut të Dejës me 7581 vota, i ndjekur nga Zef Hila i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 5204 vta.
Mirëpo Hila ka treguar një shembull qytetarie, pasi ëshë shpallur fituesi ai ka uruar kundërshtarin duke i thënë “të shkoftë mbarë”.
“Kjo është një garë dhe normalisht dikush do fitoj. Unë të uroj me gjithë shpirt. Fushata ka qene e qete, numërimi shkoi shumë shumë normal dhe normal njeri do të fitojë. Të shkoftë mbarë”, i ka thënë ai duke marrë shumë ovacione nga mbështetësit.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
