Të shtëna armësh në drejtim të banesës së kreut PS-së në Prezë

Persona të panjohur kanë tentuar për të dytën herë t’i vënë flakën shtëpisë së kreut të PS-së në Prezë, Lavdi Kaimaku. Përveç zjarrvënies, janë dëgjuar të shtëna armësh në drejtim të banesës, ndërsa makina e babait të Lavdi Kaimaku u përfshi në flakët e zjarrit.
Kjo është zjarrvënia e dytë pas asaj të datës 23 majit, ku banesa dhe biznesi i Kaimakut u përfshinë nga zjarri. Ai e cilësoi të qëllimshëm dhe politik vënien e zjarrit në banesë dhe në biznesin e tij. Në një intervistë për “Shekullin”, Kajmaku shpjegoi ngjarjen e ndodhur. Ai u shpreh se familja e tij nuk ka pasur konflikte me njeri. Kajmaku hedhi poshtë versionin e rënies së zjarrit nga pakujdesia, sepse në vendin e ngjarjes u konstatua se është përdorur benzinë. Sipas tij, sulmi lidhet me funksionin që ai mban si kryetar i PS-së në këtë komunë, transmeton shekulli.
Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes. Policia vijon hetimet. /Indeksonline/