E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi i dytë: Rama fiton zgjedhjet

Sondazhi i dytë i organizuar nga kompania italiane Piepoli thellon fitoren e koalicionit të majtë duke e nxjerrë me 8.5 pikë në avantazh. Nëse votimi do të bëhej sot, Aleanca e udhëhequr nga PS do të merrte 50.5 për qind të votave.

Kurse koalicioni i djathtë merr 42 për qind të votave. Sondazhi është realizuar përmes 1000 intervistave telefonike ne te gjithë territorin shqiptar.

Ndërkaq, në pëlqimin sipas partive, Partia Socialiste ka arritur 42.5 për qind të votave, kurse Partia Demokratike ka 37.5 për qind. Të dyja këto forca politike kanë pësuar një rritje të mbështetjes, kjo e lidhur edhe me prezantimin kandidatëve dhe të programit. Lëvizja Socialiste për Integrim ka siguruar 5 për qind të votave.

Po kaq ka edhe Fryma e Re Demokratike. Aleanca Kuq e Zi ka vetëm 2.5 për qind të votave, duke pësuar një rënie drastike nga të dhënat e mëparshme. Kjo periudhë lidhet edhe me largimin e drejtuesve të lartë të kësaj partie dhe të anëtarësisë. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›