E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te shtena armesh ne qender te Shkodres panik tek qytetaret

Paraditen e sotme ne qytetin Shkodres jane degjuar te shtena armesh ne bulevardin Skenderbeg ku kane shkaktuar panik tek qytetaret. Burime nga policia bejne me dije se nje person ka qelluar disa here ne ajer dhe eshte larguar nga vendgjarja. Mendohet se personi tashme i identifikuar dhe shpallur ne kerkim nga policia ka perdorur nje pistolete lsquoTT. Ky person dyshohet te kete patur debat me nje person dhe pas grindjes per ti bere presion ka qelluar ne ajer. Te shtenat e armeve kane alarmuar qytetare te shumte qe po kalonin ne bulevardin ne qender te qytetit. Personi eshte larguar nga vendgjarja ndersa policia pasi mesoi identitetin eshte vene ne kerkim te tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›