E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Liga topcinjte rrezojne elsin

Ne javen e dhjete te Premier Liges ringrihet Arsenali. Topcinjte fale fitores qe moren dje ne Stamford Bridge u kane dhene nje goditje te forte kritikeve qe ishin te shumte pas humbjes qe mori Arsenali ndaj Mancester Junaitidit dhe vete skuadres se Vijas-Boasit qe tashme duket se i ka dhene lamtumiren kampionatit. Ky i fundit me shume siguri do te shkoje perseri ne Mancester. Po dje te dy skuadrat e qytet veriore kane ruajtur ritmin duke marre fitore me mjaft vlera. Sa i perket derbit te Londres gjithcka nisi ne minuten e 14-te kur Celsi kaloi ne avantazh fale nje goli te realizuar prej Lampardit. Me pas nuk ndodhi asgje deri ne minuten e 36-te kur Zhervinjo qe pak me pare nuk shenoi nje gol te sigurt pasi mori nje top nga Ramsei ia kaloi sferen Van Persit qe shenoi golin e pare per te tijte duke ekuilibruar sfiden. Pas pesimit te golit te pare Celsi reagoi shume mire me ane te Xhon Territ qe perfitoi nga nje goditje kendiduke derguar topin ne rrjete duke i dhene edhe avantazhin e perkohshem bluve. Ne fraksionin e dyte te takimit gjithcka ndryshoi. Arsenali u rikthye me shume besim ne forcat e veta nderkohe qe Celsi pothuaj nuk beri asgje per te evituar nje disfate qe nuk e kishte shijuar prej vitesh. Nje pjese te mire te fatit e kishte mbrojtja e bluve qe shpeshhere e zinte gjumi. Ne minuten e 49-te prapavija e bluve lejoi Andre Santosin qe te gjendej balle per balle me Cekun dhe me pas ta mposhte ate. Keshtu Celsi edhe pse kishte kaluar dy here ne avantazh e pa veten qe te ekuilibroheshin shifrat per te dyten here brenda 50 minutave loje. Pas golit te dyte te topcinjve asgje nuk ishte me si me pare. Pasi kaluan vetem gjashte minuta loje Teo Uollkot rikuperoj nje top gati te humbur dhe arriti qe ti shenoje golin e trete Cehut qe kesaj radhe lejoi sferen ti futej mes shtylles se vet. Pas pesimit te golit te trete lojtaret e Vijas Boasit u demoralizuan jo pak. Gjithsesi ne dhjete minutat e fundit Celsi gjen barazimin pasi Mata i ndihmuar nga Lukaku arrin te shenoje te tretin. Nderkohe pak minuta me vone vjen dhe disfata qe mund ti faturohet Maludase dhe Territ. I pari kerkon te ktheje nje top prapa nderkohe qe i dyti teksa shkon per ta rikuperuar sferen rreshqet dhe i jep keshtu Van Persin shansin te realizoje golin e katert. Me tej ne minutat shtese Van Persi si per rikonfirmuar formen e mire shenon edhe golin e trete personal duke i dhene nje fitore te cmuar Arsenalit ne Stamford Bridge. Triumf qe topcinjte nuk shijonin prej plot dy vitesh. Po dje u zhvilluan edhe takimet te tjera te vlefshme per javen e dhjete te Premier Liges angleze. Sa i perket kreut asgje nuk ndryshoi pasi te dy skuadrat e Mancesterit arrin qe te merrnin tri piket. Keshtu Junajtidi ruajti ritmin e Sitit qe e mundi nje jave me pare 6-1 pasi fitoi ne Liverpul perballe Evertonit. Golin e vetem per skuadren e Ser Aleks Fergusonit e shenoi Havier Hernandezi. Nga ana tjeter skuadra e Sitit mundi 3-1 ekipin e Uolverhemptonit. Ne kete ndeshje te tere golat u shenuan ne fraksionin e dyte takimit. Keshtu per vendasit realizuan Dzeko Kolarov dhe Xhonson nderkohe qe per miqte golin e nderit e shenoi Hant.

Renditja

1. M. Siti 10 28

2. M. Junajtid 10 23

3. Celsi 10 19

4. Njukasell 9 19

5. Liverpul 10 18

6. Totenhem 8 16

7. Arsenal 10 16

8. Noruic 10 13

9. Aston Vila 10 12

10. Suonsi 10 12

11. Stok siti 9 12

12. K. P. R. 9 12

13. U. B. A. 10 11

14. Sanderlend 10 10

15. Fulhem 10 10

16. Everton 9 10

17. Uhempton 10 8

18. Bllekbern R. 10 6

19. Bolton 10 6

20. Uigan 10 5

Bundesliga

Bajerni nuk ndalet ben poker ndaj Nurembergut

Bajerni i Mynihut konfirmohet skuadra me e mire gjermane e momentit jo vetem per rezultatet por edhe per menyren e lehte te fitoreve ne kampionat. Keshtu ne Allianz Arena skuadra e Hejnkesit arrin nje fitore te lehte por shume argetuese e spektakolare per tifozet. Vendasit gjeten avantazhin qe ne frymemarrjen e pare kur Gomez realizoi ne minuten e dyte pas nje asist te Shvajnshtejger ndersa ky i fundit dyfishoi 20 minuta me vone rezultatin. Gjithcka e lehte per bavarezet qe realizuan edhe 2 here te tjera me Gomez e me francezin Riberi. Ne sfidat e tjera Shalke arriti fitore me mjaft vlera qe e ngjit ne vendin e dyte ne renditjekater pike pas bavarezeve ndersa Borusia Dortmund e cila vajti 15 minuta me vonese ne Mercedes-Benz Arena per shkak te trafikut barazoi 1-1 me Shtutgartin. Nga ana tjeter Mynshengladbah konfirmohet e pathyeshme ne shtepi ndersa mundi Hannverin e Altin Lales u aktivizua per 65 minuta 2-1.

Takimi

Bumci peshengritesve Ju jeni krenari kombetare.

Ministri i Kultures Rinise dhe Sporteve Aldo Bumci ka zhvilluar dje nje takim me ekipin e peshengritjes para pjesemarrjes se ketyre te fundit ne kampionatin boteror qe do mbahet ne France ne datat 5-13 Nentor 2011. Ministri Bumci u premtoi sportisteve se dikasteri qe ai drejton do te tregoje me shume vemendje per sportistet ndersa shprehu konsideraten me te larte per ekipin duke i cilesuar si me te miret e te gjitha koherave. Ju jeni krenari kombetare per vlerat e larta qe tregoni ne kete disipline sportive. Ju pergezoj per punen e mire qe beni nen drejtimin e trajnerit tuaj. Kam besim te plote dhe ndihem teper i sigurt qe edhe ne kete eveniment Boteror Paris 2011 skuadra jone Kombetare e Peshengritjes do te tregoje vlerat me te mira dhe do te grumbulloje piket e duhura ekipore per pjesemarrjen ne Lojerat Olimpike Londer 2012 - u shpreh ministri duke ju uruar fitore ne kete Boteror. Sportistet qe do te garojne per Shqiperine jane Daniel Godelli Romela Begaj Ilir Suli Erkand Qerimaj Fetie Kasaj Hysen Pulaku Sherjana Ruci Endri Karina Shqiponja Brahja Briken Calja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›