Të shtëna armësh te “Vasil Shanto"plagoset një 24 vjeçar nga Fieri
TIRANË - Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Vasil Shanto” në Tiranë, në një lokal pranë hotel “Diplomat”.
Dy të rinj pas një grindje kanë qëlluar me armë kundër njëri tjetrit, nga të shtënat është plagosur njëri prej të rinjve, 24 vjeçari Martin Nanaj nga Fieri.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se 24 vjeçari ka marrë dy plumba në kofshë, ai u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur faktet e ngjarjes, nuk është identifikuar ende autori i plagosjes.
(b.m/shqiptarja.com)