E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të shtëna me armë gjatë natës në Kamëz

Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në Kamëz.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores.

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Më pas njëri ka ikur me makinë, ndërsa tjetri e ka ndhekur dhe e ka qëlluar me armë.

Në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

Asnjëri s’është kapur ende ndërsa po verifikohen disa kamera sigurie në zonë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›