E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vodhi çantën me 47 mln lekë, policia arreston 46-vjeçarin, shuma i përkiste një tregtareje

Një 46-vjeçar u arrestua këtë të diel nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për një grabitje të ndodhur në zonën e Medresesë.

Sipas policisë, Gurjan Trajani ka vjedhur një çantë që ndodhej brenda një makine të parkuar, që ishte ishte në pronësi të një tregtareje.

Brenda në çantë kishte nje shume parash prej 47 milionësh një pjesë në euro dhe një pjesë në dollarë. Burimet konfirmojnë se autori e ka ruajtur tregtaren dhe më pas e ka vjedhur.

Shuma e parave u gjet në shtëpinë e tij gjatë kontrollit që bëri policia. 46-vjeçari është dënuar edhe më parë për vjedhje.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›