E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të shtëna me armë në Don Bosko, dy të plagosur

Të shtëna me armë kanë ndodhur në zonë e Don Boskos në Tiranë. Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të OSHEE, ku të plagosur kanë mbetur 45-vjeçari Kastriot Elezaj dhe 22-vjeçari Renaldo Metushi, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Nuk dihet ende shkaqet e ngjarjes, por autori dyshohet se ka qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas është larguar.

Policia vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të plagosjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›