Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Një telefonatë ka alarmuar policinë e shtetit, pasi iu komunikua se janë regjistruar të shtëna me armë zjarri tek zona e liqenit Artificial në Tiranë.
Sipas njoftimit bëhet fjalë për një konflikt të çastit, ku njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Ende nuk ka informacione nëse ka të plagosur.
Policia ndodhet në vendngjarje.
/vizionplus.tv