E Martë, 3 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në një autobus në Filadelfia, 7 persona të plagosur

Një incident me të shtëna u regjistrua në një autobus në Filadelfia të SHBA-ve, ku mbetën të plagosur shtatë persona. Personat e plagosur dyshohet se janë të mitur. Autorët nuk janë identifikuar dhe as arsyet e sulmit.

Ky është incidenti i dytë i regjistruar brenda pak ditësh, ku një person humbi jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur. Dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim, dyshohet se hapën zjarr jashtë një stacioni autobusi./ usatoday

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›