E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Nashville të SHBA, humbin jetën 3 fëmijë

Tre fëmijë kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë private në Nashville, SHBA. Sipas Reuters, të shtënat u regjistruan në shkollën e krishterë The Covenant School, ndërsa autori mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë.

Shkolla ku ndodhi ngjarja ka rreth 200nxënës, parashkollorë dhe deri në klasën e gjashtë, kur nxënësit janë afërsisht 11 ose 12 vjeç.

Nuk ka ende informacione mbi autorin e kësaj ngjarje dhe as për motivet që mund ta kenë shtyrë atë drejt një akti kaq të rëndë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›