E Diel, 1 Nëntor 2026

Të shtëna me armë zjarri nga një jaht përballë Palasës, policia vihet në ndjekje të mjetit lundrues

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së stome janë raportuar të shtëna me armë zjarri në ajër nga një jaht që ndodhej në det përballë Palasës së jug të vendit.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë vënë në lëvizje për ndjekjen e mjetit lundrues.

Gjithashtu, është njoftuar edhe komisariati i Policisë Himarë dhe stacioni i Policisë Dhërmi, të cilët kanë nisur kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Operacioni për ndalimin e jahtit dhe verifikimin e plotë të informacionit është ende në vazhdim.

“Vijon ndjekja e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e informacionit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në përfundim të operacionit për ndalimin e jahtit dhe të veprimeve të para hetimore do të jepet informacion i plotë për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 21:00 është njoftuar se nga një jaht në det, përballë Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të jahtit.

Njëkohësisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Vijon ndjekja e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e informacionit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Në përfundim të operacionit për ndalimin e jahtit dhe të veprimeve të para hetimore do të jepet informacion i plotë për rastin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›