Parashikimi i motit, priten temperatura deri në 39°C

Shqipëria vijon të përjetojë ditë me të nxehtë përvëlues. Temperaturat minimale pritet të variojnë nga 16°C në zonat malore deri në 24°C përgjatë bregdetit.
Ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 37°C në bregdet, 39°C në zonat e ulëta dhe rreth 33°C në zonat malore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke bërë që kushtet e motit të mbeten të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.
/rtsh.al/