Të shtënat e rusëve, kthejnë nga rruga Sakashvilin
Tbilisi - Presidenti gjeorgjian dhe ai polak janë detyruar të kthehen nga rruga pas të shtënave që u dëgjuan në kufirin de facto me Osetinë e Jugut. I shoqëruar nga një autokolonë, agjentët e sigurisë i kanë sugjeruar presidentit Mikail Sakashvili që të kthehet nga rruga, pasi të shtënat mund të shkaktonin incidente të padëshirueshme. Një zëdhënëse e presidentit gjeorgjian, deklaroi se trupat ruse që drejtojnë një postbllok në kufi hapën zjarr ndërsa po afrohej autokolona. Zëdhënësja nuk ishte e pranishme në vendngjarje, në jug të qytetit Akhalgori. Një dëshmitar që po udhëtonte së bashku me Saakashvilin deklaroi për agjencinë Reuters se personat pa uniformë, të cilët dukeshin se ishin nga Osetia e Jugut qëlluan në ajër, kur zyrtarët filluan të dilnin nga makinat e tyre.